Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Arbitri ishte i pavëmendsh­ëm, s’e kuptova kartonin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Karlo Ançeloti është i kënaqur me atë që ndodhi në fushë në aktin e parë të gjysmëfina­les kundër Mançester Sitit dhe shpjegon arsyet e nervozizmi­t të tij të rrallë me arbitrin, që i kushtoi edhe ndëshkimin me kartonin e verdhë në pjesën e dytë. "Ishte një ndeshje interesant­e. Ishte një pjesë e parë e vështirë për ne, por e dyta ishte shumë më e mirë. Ne patëm një kontroll të mirë të ndeshjes. Kur ata humbnin topin, ne ishim në kontroll në mbrojtje dhe pastaj nisëm të luajmë topin duke u shkaktuar probleme. Na duhej që të ruanim pozicionet tona në mbrojtje dhe pastaj të sulmonim kur të na jepej mundësia dhe kështu e shënuam golin e parë", tha trajneri i Realit të Madridit menjëherë pas vërshëllim­ës finale, duke komentuar pastaj golin e Viniciusit: "Ishte një goditje e shkëlqyer, një moment fantastik i tij. Skuadra luajti mirë dhe jam i kënaqur me atë që ndodhi në fushë". Pastaj vjen momenti për të shpjeguar protestat e ashpra ndaj arbitrit: "Aksioni i mëparshëm ishte një goditje këndi e paakorduar. Arbitri nuk ishte shumë i vëmendshëm. Ai më dha një karton të verdhë dhe unë i thashë se kartoni duhej që të drejtohej nga ata që ishin në fushë dhe jo te trajneri. Kjo ishte situata". Në fund elozhet për Rydigerin që bllokoi Halandin në 90 minutat e para të kësaj gjysmëfina­leje: "Në mbrojtje ishim mirë. Rydiger luajti shumë kundër Halandit dhe mesfusha kishte kontrollin. Ishim kompaktë dhe jemi të motivuar për

ndeshjen e ardhshme. Mançester Siti ka ndjesinë se ka marrë një rezultat të mirë në Madrid, por kështu mendojmë edhe ne pas kësaj ndeshjeje. Do të luajmë jashtë shtëpisë, nuk do të kemi tifozët me vete, por do t'i kemi ata në zemrat tona".

 ?? ?? Vinicius në momentin e golit të Realit të Madridit
Vinicius në momentin e golit të Realit të Madridit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania