Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Reali i madh, në Angli...

-

Trajneri tregon vështirësi­të e Halandit dhe vendimin për të mos bërë zëvendësim­e

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, vazhdon të ruajë rekordin e tij të mirë me Realin e Madridit. Spanjolli ndoshta shpresonte në një rezultat më të mirë në Madrid. Megjithatë, ashtu siç shkuan ngjarjet, trajnerit i Siti ndihet i kënaqur, pasi tashmë do ta kërkojë finalen para publikut të vet. Duke folur për ndeshjen, ai i ka bërë një analizë asaj, duke vënë theksin dhe te paraqitja e Halandit, por dhe vendimin për të mos bërë asnjë zëvendësim.

ANALIZA – “Ishte një ndeshje e barabartë, në momentin tonë më mirë na shënuan një gol. Ne iu përgjigjëm duke shënuar kur ata ishin në momentin e tyre më të mirë. Më dukej si vitin e kaluar ndonjëherë. Mendimi që kisha për Madridin mbetet

i njëjtë dhe barazimi do të thotë se gjithçka do të vendoset në Mançester”.

SHPJEGIMI PËR GOLAT “Ndonjëherë në futboll nuk ka shpjegim për çfarë ndodh. Këto janë ndeshje të barabarta mes skuadrash shumë të mira. Për shumë gjëra ky sezon më ngjan me atë të kaluarin. Por shpresoj në një fat ndryshe në Champions”.

HALAND PA HAPËSIRA“HAPËSIRAT mes Kamavingës dhe Karvahalit nuk u zunë nga qendërmbro­jtësit, ndaj mbrojtësit e Realit ishin në epërsi kundër Halandit, gjithnjë ishin në pozitat dy kundër një. Ata u ndihmuan shumë nga Kros dhe Valverde që bënin bllok.

MË I FORTI – “Ne luajtëm më mirë vitin e kaluar në ndeshjen e parë që fituam 4-3 dhe Madridi doli më i fortë për shkak të rezultatit. Edhe në Mançester do të jetë shumë e vështirë, por fakti që e luajmë kualifikim­in në fushën tonë mund të jetë një avantazh i lehtë për ne”.

ZERO ZËVENDËSIM­E “Nuk bëra zëvendësim­e, sepse e pashë skuadrën mjaft mirë. Kisha në fushë lojtarë që mund ta mbanin topin”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania