Panorama Sport (Albania)

Mançester Siti ekipi që luan më shumë futboll në Angli, Njukasëlli i fundit

Kampionët, të vetmit që luajnë 1 orë futboll në Premier

-

Shpenzuesi­t më të mëdhenj të kohës në Premier Ligë janë zbuluar nga “Opta”. Mançester Siti është skuadra që luan më shumë futboll në Angli këtë sezon, ndërsa Njukasëlli, që është kritikuar aq shumë për vonesat e lojës, ndodhet në vend të fundit. Shpenzimi i minutave është rritur dramatikis­ht në Premier Ligë këtë sezon, me një përqindje të topit në lojë më të ulët sesa në Ligën e Parë franceze, Serinë A italiane dhe Bundesligë­n gjermane. Çështja u bë edhe njëherë problem pasditen e së dielës, me Njukasëlli­n e pakënaqur me taktikat e vonesës së lojës nga Arsenali në fitoren 2-0 të “topçinjve” në “St James’ Park”. Trajneri Edi Hau dhe numri 2 Xhejzon Tindall shfaqën zemërimin e tyre në stol, ndërsa lojtarët e treguan gjithashtu në fushë, pavarësish­t se klubi i tij është akuzuar për hipokrizi për shkak të taktikave të shpenzimit të minutave. Gjithsesi, statistika­t e “Opta Analyst” tregojnë se “qymyrxhinj­të” nuk janë vonuesit më të mëdhenj të lojës, pavarësish­t se portieri i tyre Nik Poup është rekordmen në kohën e gjatë që merr për të rivënë topin në lojë. Njukasëlli ka shpenzuar më pak kohë me topin në fushë në ndeshjet e veta, me një mesatare 52% (51 minuta e 15 sekonda), ndërsa Lidsi (52.7 për qind), Brentfordi (52.8 për qind) dhe Aston Vila (54.4 për qind) gjithashtu mes klubeve që luajnë më pak futboll. Mançester Siti (61.8%) dhe Liverpuli (58%) janë ekipet që luajnë më shumë futboll mesatarish­t në Angli dhe është e logjikshme duke parë stilin e

tyre të futbollit. Por duhen dy vetë për të kërcyer një tango dhe është gjithashtu e mundur që të mos jetë vetëm Njukasëlli shkaktar i vonesës së lojtarëve, ashtu siç tregoi Kristal Palasi në barazimin 0-0 kundër tyre më herët këtë sezon. Statistika­t tregojnë se skuadra të ndryshme

përdorin teknika të ndryshme për shpenzimin e kohës. Njukasëlli përdor më shumë teknikën e vonesës së rinisjes së lojës nga fundorja, ndërsa portieri Poup mban rekordin më negativ në kampionat. Xhordan Pikfordi i Evertonit dhe Dejvid Raja i Brentfordi­t janë gjithashtu ndër

portierët që vonojnë më shumë lojën. Lestëri është skuadra që i ekzekuton rivëniet anësore më shpejt se të gjithë në Angli (13.7 sekonda), duke dashur ta kapi kundërshta­rin të papërgatit­ur. “Dhelprat” lënë pas Mançester Sitin (14 sekonda) dhe Liverpulin (14.3 sekonda).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania