Panorama Sport (Albania)

Grabitja e parë ndaj Napolit, Xhon Elkan: Po, presim Xhuntolin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

“Padyshim që ky ka qenë një vit shumë i vështirë jashtë fushës së lojës për Juventusin. Megjithatë, skuadra ka treguar se e meriton të jetë e dyta deri më sot, pa harruar që luan edhe në gjysmëfina­let e Ligës së Europës të enjten. Madje është gati për të luftuar dhe për të siguruar jo vetëm finalen europiane, por në të njëjtën kohë Juventusi është dhe duhet të mbrohet edhe në të gjitha selitë ligjore, për çështjet ku po hetohemi". Kështu, Xhon Elkan, CEO i "EXOR" dhe presidenti i Fondacioni­t "Anjelli", foli në prezantimi­n e projektit "Matabi", në Napoli, të promovuar nga vetë fondacioni i familjes së tij. "Unë, presidenti Ferrero dhe drejtori Mauricio Skanavino po punojmë dhe po bëjmë gjithçka, siç është bërë gjithmonë, duke bashkëpunu­ar në përputhje me autoritete­t, për të mbrojtur interesat e Juventusit, tifozëve të tij, por mbi të gjitha të futbollit italian dhe jo vetëm".

FTESË ZYRTARE XHUNTOLIT

Më pas Elkan nuk fshihet më kur pyetet për Kristiano

Xhuntolin, drejtorin sportiv të Napolit, i cili pritet që të njëjtën detyrë ta kryejë sezonin e ardhshëm te Juventusi: "E vërteta është se Xhuntoli ka shumë mundësi që të vijë te ne, por në fund do të jetë vetëm ai që vendos dhe askush tjetër. Ne jemi në pritje!" Nga ndryshimet e Juves te sistemi i futbollit, Elkan vazhdon të bëjë apel për një frenim të kësaj që ka nisur ndaj Juventusit: "Futbolli është një sport, një mekanizëm i rëndësishë­m për vendin tonë, është i rëndësishë­m për të gjithë Europën. Dhe Juventusi nuk është problemi, por pjesë e zgjidhjes së tyre. Ne po jetojmë në një moment në të cilin është e rëndësishm­e që futbolli italian të jetë i fortë, ai europian të jetë i fortë, pasi siç e pamë edhe sivjet, Premier Liga angleze vazhdon të forcohet, duke krijuar një hendek që sa vjen e bëhet më shqetësues".

URIME NAPOLIT

Në fund, duke parë dhe një qytet të tërin në festë, Xhon Elkan nuk kishte se si të mungonte me kompliment­et për Napolin kampion. "Napoli po feston dhe ka të drejtë ta bëjë këtë, pasi arriti një fitore të madhe, duke qenë se e siguroi titullin 5 javë përpara fundit. Ata ishin fantastikë, duke qenë se jo më kot janë mbrojtja dhe njëkohësis­ht edhe sulmi më i mirë i kampionati­t. Pastaj, një si Spaleti e meritonte. Sepse një person me idetë e tij i bën mirë futbollit tonë, por edhe atij europian", përfundoi padroni i Juves.

 ?? ?? KRISTIANO XHUNTOLI Drejtori sportiv 51-vjeçar i Napolit
KRISTIANO XHUNTOLI Drejtori sportiv 51-vjeçar i Napolit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania