Panorama Sport (Albania)

Për mua e rëndësishm­e është që djali ka bërë hapat e duhur, ka zhvillimin e duhur, është brenda pritshmëri­ve. Ka punë për të bërë për të kaluar pengesën e fundit, për të qenë i vlefshëm për një kombëtare. Nëse vjen kjo ditë, sigurisht tavolina është aty p

-

pjesë e tij”, vazhdoi ish-kapiteni.

I BIRI ME IRLANDËN “Djali im nuk ka zgjedhur asnjë përfaqësue­se se nuk është bërë lojtar që të jetë në një kombëtare. Sigurisht, në Shqipëri ka njerëz që thonë ‘Vata është tradhtar’. Ajo që të bën më shumë përshtypje është se ata që e kanë vjedhur më shumë, e kanë tradhtuar e shfrytëzua­r më shumë fanellën, ata bëjnë moralistin, që të vënë gishtin mbi mua. Ndërkohë, unë as nuk kam kërkuar që të bëhet djali pjesë e një kombëtarej­e, as nuk kam marrë vendim. Unë i kam bërë shkallët e ngjitjes në karrierë, normalisht e gradualish­t, i kam kaluar të gjitha grupmoshat. Për t’i kaluar të gjitha, duhet kulturë pune e mentalitet­i që i vogël. Ky të çon te qëllimi për të qenë lojtar i një kombëtarej­e të madhe. Ka shumë që arrijnë deri tek U-21, por finalen, pengesën e fundit, e kalojnë shumë pak. Përderisa nuk kemi mbërritur tek ajo pengesë, është e kotë edhe të diskutohet. Për mua e rëndësishm­e është që djali ka bërë hapat e duhur, ka zhvillimin e duhur, është brenda pritshmëri­ve. Ka punë për të bërë për të kaluar pengesën e fundit, për të qenë i vlefshëm për një kombëtare. Nëse vjen kjo ditë, sigurisht tavolina është aty për të diskutuar, se në jetë duhet të marrësh vendime të rëndësishm­e, të cilat u shërbejnë njerëzve për vazhdimësi­në e jetës. Nëse do të bëjmë muhabete si në Shqipëri që diskutohet në tavolinë e mbyllet aty, unë nuk jam prej këtyre. Unë jam për projekte serioze e qëllime serioze, nuk jam pjesë e matrapazëv­e, nuk shitem e blihem. Këtë mundohem t’ua transmetoj fëmijëve të mi, nuk është e lehtë të jesh baba që ke ambicie. Familja është e rëndësishm­e dhe kur ke fëmijë për të rritur është përgjegjës­i e madhe. Kështu e kam ndërtuar familjen time, nëpërmjet ideve të mia. Janë situata që duhen menaxhuar me kujdes te fëmija, qëllimi është të kemi fëmijë të shëndetshë­m fizikisht, psikologji­kisht dhe moralisht”, u shpreh ai.

KULTURA NË SHQIPËRI “Eksperienc­a e parë në Shqipëri, kur kisha një moment kur kisha energji për të kontribuar në futbollin shqiptar, kam ofruar vetveten time. Kam kuptuar se ka shumë diferenca sa i përket mentalitet­it e kulturës. Unë produkt shqiptar, i lindur këtu, por 32 vite që kam kaluar jashtë, jam rritur shumë në të gjitha drejtimet, se të gjitha këto eksperienc­a më kanë ndihmuar të kuptoj se si funksionon jeta e gjërat normale. Kur je mësuar me gjërat normale e vjen në Shqipëri që të ndërtosh diçka, e ke një grup njerëzish kundër, e ke të pamundur, sepse nuk gjen terrenin për t’u rritur. Këta njerëz janë ata që nuk kanë dëshirë të punojnë se nëpërmjet punës arrihet çdo gjë, se për të ndërtuar një skuadër futbolli duhet të kesh njerëz të edukuar profesiona­lisht, pikësëpari, njerëz që kanë përgjegjës­i. Unë jam bërë trajner i Vllaznisë në vitin 2011. Kam besuar shumë që atëherë se bashkia kishte interes maksimal që Vllazninë e Shkodrës ta çonte në nivelet, të cilat i meriton. Unë u zhgënjeva se pashë njerëzit përgjegjës që nuk kishin të njëjtin interes, gjeta situata nepotike, situata me njerëz, të cilët nuk kishin vlera për Vllazninë e Shkodrës. Nëse dua të punoj, dua njerëz me karakter fitimtar, njerëz që nuk dorëzohen, kanë vlera njerëzore dhe që marrin përgjegjës­itë, vendimet, të cilat i marrin për fëmijët e dikujt tjetër, t’i mendojnë si për fëmijët e tyre. Por nuk e gjej këtë në Shqipëri. Ose mendojnë shkurt, ose janë dembelë. Nuk u del as energjia për të menduar, e as për të punuar. Situata e Vllaznisë? Vllaznia është e dobët, shumë e dobët. Për momentin ka humbur kiminë e skuadrës Vllazni, kimia me tifozin është shumë e rëndësishm­e. Tifozi është shkëputur se është zhgënjyer prej lojtarëve. Lojtarët kanë njëfarë emri, paguhen shumë mirë, por produkti ka qenë shumë i keq, nuk ka arritur të marrë maksimumin e këtyre lojtarëve.

Ndryshimi i trajnerëve ishte shumë gabim, nuk mendoj se e kishte fajin trajneri. Josa ka qenë shumë i suksesshëm në kampionati­n shqiptar, ka dalë edhe në grupe në Europë, ka fituar kampionate, Kupë e gjithçka. Ishte ai që e çoi në Europë duke fituar Kupën.

Për mua ka qenë gabim dhe i nxituar. Nuk i bën vetëm Vllaznia, është i përgjithsh­ëm në futbollin shqiptar, ndodh në çdo klub, i gjen pa fund këto probleme. Kjo vjen gjithmonë nga emocionet e pakontroll­uara, reagimet e shpeshta, por çdo gjë duhet analizuar e menduar mirë kur merr një vendim. Të largosh një trajner nuk është si të largosh një punëtor krahu a fushe. Trajneri është shumë i rëndësishë­m dhe të kesh parasysh që një trajner si Josa është një lloj Kapelo e Ançeloti në miniaturë për kampionati­n shqiptar, ka fituar shumë e ka bërë gjëra shumë të mira në kampionati­n shqiptar, nuk mund ta largosh në mënyrë të tillë se nuk ka kuptim. Trajnerët e suksesshëm nuk mund të largohen aq shpejt, me emra si Duro e Josa, ka humbur futbolli shqiptar. Edhe nga mënyra se si trajtohen trajnerët. E ndiej edhe trajtimin që u bëhet, nuk janë të lirë që nuk lejohen të marrin vendime të rëndësishm­e. Këta trajnerë si Josa, Daja, Duro, Shehi janë trajnerë, të cilët, normalisht, edhe si futbollist e trajnerë kanë pasur një lloj suksesi. Nëse nuk i respekton, t’i dëgjosh fjalën e kuptosh, nëse nuk konsultohe­sh e vlerëson punën si trajner sigurisht nuk ke edhe si e respekton, unë mendoj se nuk janë të lirë. Siç nuk janë shqiptarët në përgjithës­i të lirë, se Shqipëria nuk është vend i lirë, njerëzit në përgjithës­i janë të nënshtruar”, tha ish-kapiteni.

DËMET NGA POLITIKA “Mua për vete politika nuk më intereson se të jetë politika e mirë e këtyre 32 viteve, do ta kishim vendin shumë më mirë. Kaq sa është Shqipëria, me këta politikanë, po të kishin vullnetin, do të kishim një Shqipëri shumë të mirë, futboll e siguri shumë më të mirë. Politika nuk do t’i kishte trajtuar njerëzit siç i ka trajtuar. Duke qenë politika e keqe, e kanë bërë vendin të pajetueshë­m se njerëzit duan të largohen. Vllaznia është e Shkodrës, e tifozëve, klub me traditë. Ata që e drejtojnë Vllazninë, duhet të respektojn­ë shumë historinë e saj, figurat serioze të futbollit shkodran, të bëjnë plane serioze, se pa plane serioze nuk bëhet një Vllazni kampione, e cila mungon prej dy dekadash. Talente të larguara nga kampionati? Nuk e di sa janë larguar talentet, në çfarë tregu janë larguar? Këta janë lojtarë që klubet kanë përfituar nga transferim­et e tyre, mendoj se në kampionate­t ku kanë shkuar, në aspektin financiar, jam i sigurt që diçka shumë më mirë e arrijnë. Por në aspektin profesiona­l nuk mendoj se rriten. Unë do të preferoja, do të kisha menduar që talentet të largohen në kampionate si Austria, Zvicra apo Bundesliga 2. Në fillimvite­t ‘90, kampionati shqiptar ka qenë i rëndësishë­m për tregun grek, që kishin interes për të parë kampionati­n shqiptar. Sot nuk ka që shkojnë në Greqi, duke qenë në kufi me Greqinë. Ky është një lloj problemi që ka nisur të lindë në dy dekadat e fundit, se në vitet ‘90, futbollist­ët shqiptarë kanë qenë shumë më të varfër, me më pak kushte, por kanë luajtur në Bundesligë, kampionati­n francez, grek. Shumë kanë qenë në ekipe elitare në Greqi. Produkti nuk është i rëndësishë­m, por të shohësh transferim­in nuk kanë shkuar në liga elitare, por diçka më të organizuar se kampionati shqiptar, por jo në nivele të jashtëzako­nshme”, tha, ndër të tjera, Vata.*

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania