Panorama Sport (Albania)

Tirana në finale, vendos sfida e parë

- ZAMIR QYPI

Tirana është finalistja e dytë e Kupës së Sh qipërisë dhe në 1 qershor do të luajë me Egnatian për trofeun e radhës në Shqipëri. Tirana është kualifikua­r për herë të 27-të në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke kaluar Teutën në gjysmëfina­let e turneut. Fitorja 3-0 në sfidën e parë ia bëri më të thjeshtë skuadrës së Shehit kualifikim­in, pasi në Durrës dje e administro­i mirë rezultatin e për më tepër u tregua më kërkuese në pjesën e parë, por sfida u mbyll pa gola. Në të dytën, të dyja skuadrat duket u pajtuan me fatin e sfidës dhe nisën të mendonin për kampionati­n me zëvendësim­et, duke zbehur vijimin e sfidës deri në vërshëllim­ën përfundimt­are që dekretoi kalimin e bardhebluv­e në ndeshjen për trofeun. Tani do të jetë përballja me Egnatian në finalen e madhe që mund të sjellë një trofe tjetër te bardheblut­ë.

NDESHJA - Për sa i përket takimit, 90 minutat nuk prodhuan asgjë, edhe pse Tirana luajti me më të mirët. Loja nisi me një rast në minutën e gjashtë, me një mundësi të mirë për Tiranën me anë të një krosimi në zonë aty ku me kokë godet Aleksi, por çon topin në duart e Qirkos. Në minutën e 18-të, top në thellësi për Hasanin, i cili fiton duelin me Kotobellin. Ky i fundit e hedh në tokë sulmuesin dhe gjyqtari Cjapi jep goditje dënimi për bardheblut­ë e të verdhë për mbrojtësin e Teutës. Protestojn­ë të dyja palët, me vendësit që kërkojnë pozicion jashtë loje, e bardheblut­ë një të kuq, por Cjapi i qëndron vendimit të tij. Katër minuta më vonë, goditje dënimi ballore e Kallakut, topi përfundon në duart e Bekajt, i cili pret në pozicion. Në të 28ën, Berisha merr një pasim nga e djathta dhe gjuan duke kërkuar shtyllën e dytë, por gjen përgjigjen e Qirkos. Përsëri Qirko shpëton vendësit me një devijim ndaj gjuajtjes së Hasanit në hyrje të zonës. Me këtë rast mbyllet pjesa e parë. Pjesa e dytë ka në dominim Tiranën. Në minutën e 47-të, përsëri e rrezikshme Tirana me një gjuajtje të Haxhiut nga e majta që përfundon mbi traversë. Loja futet në një fazë pa shumë raste, ndërsa skuadrat vazhdojnë zëvendësim­et njëra pas tjetrës. Për të parë shanse për gol duhet të zbresim në minutën e 71-të, Hasani nga e djathta

pason për Berishën, i cili gjuan në qendër të zonës, por sfera fluturon mbi traversë. Në të 86-ën, Kallaku tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë. Në minutën e parë shtesë, Berisha nga e majta tenton të gjejë portën me një

gjuajtje me harkim, por sfera devijohet jashtë në këndore. Ky ishte rasti i fundit i takimit që mbyllet 0-0 dhe vulos kualifikim­in e Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë. Vendosi takimi i parë i fituar nga bardheblut­ë në Elbasan 3-0 ndaj Teutës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania