Panorama Sport (Albania)

Historike, Egnatia thyen Vllazninë dhe kap finalen

Shkodranët “mallkojnë” VAR-IN, sezoni shkon drejt dështimit

- FATMIR EFICA

Supergoli i kapitenit Xhekson në fund nderoi rrogozhina­sit

Festë e çmendur në Rrogozhinë! Egna tia thyen Vllazninë dhe shkruan historinë me germa të arta, duke u kualifikua­r për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një supergol i braziliani­t Xhekson Kenio në minutën e fundit ka vulosur kualifikim­in e rrogozhina­sve, të cilët janë duke zhvilluar një sezon historik, pasi jo vetëm që kanë shkuar në finalen e Kupës, por janë edhe në vendin e tretë në kampionat, duke prekur Europën. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova do të diskutojë trofeun e Kupës kundër Tiranës, në ndeshjen finale që do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin “Air Albania”.

PJESA E PARË - Tetova dhe Sedloski i rreshtuan skuadrat me tre mbrojtës të lirë, duke shtuar forcat në sulm dhe kryesisht nga krahët, aty ku Egnatia me treshen Kasa-xheksondua­mena ishte e frikshme, por pas nuk mbetej as Çoba, Latifi dhe Kaina. Megjithatë, në pjesën e parë munguan rastet e pastra, pasi më shumë morën kohë episodet për moviolë. Fillimisht kemi një karton të kuq të dhënë për Çobën që në minutën e 4-t, por më pas gjyqtari Jorgji pasi shikoi ndërhyrjen e sulmuesit të Vllaznisë kundër Mustës, vendosi të anulonte ndëshkimin maksimal, duke i dhënë vetëm të verdhë shkodranit. I njëjti lojtar u bë protagonis­t me një gol shumë të bukur, por ishte i pafat, sepse iu anulua nga sistemi VAR për shkak të pozicionit të Latifit në momentin e goditjes së Çobës. Egnatia kërkoi më shumë kontrollin e topit, por u kujdes për të mos lënë zona boshe për manovrimin e sulmit mik. Një goditje e Kasës nga një pozicion diagonal ishte shumë pak për të rrezikuar portën e mbrojtur nga Qarri, i cili ishte preferuar titullar nga Sedloski. Mungesa e kapitenit Gurishta u ndie jo pak te shkodranët sa i përket ndihmesës që lojtari i krahut të djathtë i bën ekipit në fazën ofensive. Shifrat e bardha 0-0 e justifikoj­në më së miri nivelin e ulët që pati fraksioni i parë, me skuadrat që rrezikuan shumë pak.

PJESA E DYTË - Stilin e lojës sulmuese Egnatia duket sikur e kishte lënë ta përdorte pas pushimit. Pati më shumë shpejtësi dhe trysni të ofensivës rrogozhina­se te porta shkodrane. Fillimisht ishin miqtë me Jonuzin që dhanë shkëndijën e parë, ndërsa më pas u kundërpërg­jigj Malota me kokë. Rasti më i mirë i ndeshjes ishte për Kasën, që doli i vetëm me Qarrin, por ky i fundit me grushtimin që bëri nuk lejoi prekjen e rrjetës. Presioni në portën e Vllaznisë bëhet asfiksues, teksa Fernando vë në provë Qarrin, i cili bën një grushtim spektakola­r. Egnatia

tregon më tej shpejtësi dhe shkathtësi në manovrimet sulmuese. Kasa i afrohet sërish golit, por Boshnjaku e devijon topin që po shkonte drejt portës së zbrazur. Kur mendohej se gjithçka do të shkonte në shtesë, një harkim në zonë nga Musta bën që topi të mos largohet siç

duhet nga shkodranët dhe gjuajtja fluturimth­i e kapitenit Xhekson e ndal topin në rrjetën e portës mike. Festë te Egnatia dhe dëshpërim te shkodranët, që provojnë me të gjitha mënyrat barazimin, por as aktivizimi i Balajt dhe Aralicës nuk dhanë efekt.

 ?? ?? Festa e lojtarëve të Egnatias në dhomat e zhveshjes FOTOT: F. HAZISLLARI
Festa e lojtarëve të Egnatias në dhomat e zhveshjes FOTOT: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania