Panorama Sport (Albania)

Rrjeta e çarë dhe lotët e brazilianë­ve, ja çfarë nuk u pa

-

Në ndeshjen që vulosi kualifikim­in historik të Egnatias në finalen e Kupës së Shqipërisë munguan tifozët në shkallët e stadiumit për shkak të dënimit të fushës, por festa e tyre nga ndërtesat rreth impiantit apo tarracat e pallateve, ishte e jashtëzako­nshme. Pas golit të Xheksonit të gjithë ishin në delir, që nga presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, lojtarët dhe i gjithë stafi, që i bënë një surprizë trajnerit Edlir Tetova, në momentin që po jepte intervistë­n pas ndeshjes, duke e larguar me ujë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme, që futi në histori Egnatian.

* Pak minuta para se të niste ndeshja, stafi i Partizanit, me trajnerin Kolela dhe drejtorin Marini, u shfaqën në stadium për të ndjekur ndeshjen Egnatia-vllaznia. Pas kësaj ndeshjeje, italiani i pankinës së kuqe udhëtoi në Durrës, ku vëzhgoi edhe Teuta-tirana.

* Tre minuta ka zgjatur çështja e anulimit të golit të Mehdi Çobës. Arbitri e akordoi fillimisht gol, e më pas kërkoi ndihmën e sistemit VAR, ku shkoi vetë dhe ndryshoi vendimin. * Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i shoqëruar nga ai i futbollit të femrave, Lazër Matija, si dhe menaxheri i klubit, Auron Miloti, kanë qëndruar afër njëri-tjetrit në tribunën VIP. Pak metra më larg ishte stafi i Egnatia me në krye presidenti­n Agim Demrozi. * Pjesa e dytë ka nisur me dy minuta vonesë, pasi anësori Rejdi Avdo ka parë një të çarë në rrjetën e portës në anën jugore. Punonjësit e stadiumit ndërhynë shpejt për ta riparuar këtë defekt. * Nëna e braziliani­t Xhekson, kapitenit që shënoi eurogolin e takimit dhe i dha Egnatias biletën e finales, është përlotur nga gëzimi. Ajo është përqafuar me bashkëshor­ten e braziliani­t tjetër të Egnatias, Fernando Medeiros, si dhe djalin e tyre 7-vjeçar.

* Nuk ka munguar si gjithnjë kryetari i Bashkisë së Rrogozhinë­s, Edison Memolla, për të ndjekur Egnatian, edhe pse fushata elektorale ku ai rikandidon përsëri është në pikun e saj.

* Disa lojtarë të organikës së Egnatias, që nuk ishin të grumbullua­r dje, nuk janë lejuar të qëndrojnë në tribunën qendrore.

* Sistemi i vaditjes së fushës në “Arena Egnatia” funksionoi dy herë gjatë ndeshjes së djeshme. Në pushim skuadrat ndërruan disa herë vendet, që të mos lageshin nga uji me shumë presion.

* Tek Egnatia luajnë dy lojtarë shkodranë: portier Alen Sherri dhe mbrojtësi Abdurraman Fangaj, të cilët sapo u mbyll ndeshja i takuan shokët e tyre te Vllaznia, ndërsa nuk i fshehën emocionet.

* Pas pesë muajsh larg fushave, dje te Vllaznia u rikthye të luante pak minuta në fund sulmuesi kroat, Ante Aralica. Ai ka kaluar dëmtimin dhe do të ndihmojë kuqeblutë në katër ndeshjet e mbetura në kampionat.

 ?? ?? Tifozët e Egnatias, dje duke ndjekur ndeshjen nga ndërtesat rreth stadiumit
Tifozët e Egnatias, dje duke ndjekur ndeshjen nga ndërtesat rreth stadiumit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania