Panorama Sport (Albania)

Gol dhe i kuq i anuluar, Jorgjin e ndihmon VAR-I

Sa shumë moviolë në duelin Egnatia-vllaznia!

-

Një ndeshje e çmendur në Rrogozhinë sa u përket rasteve të diskutuesh­me. FSHF i kishte besuar ndërkombët­arit Enea Jorgji, ndërsa në VAR ishin Olsion Yzeiraj dhe Emanuela Rusta. Pati gol të anuluar për shkodranët, por gjithashtu dhe një karton të kuq që u kthye më pas në të verdhë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet për moviolë. 3’ Duel në anësore mes Mustës dhe Çobës, teksa ky i fundit me taka të ngritura, shkelm me të majtën këmbën e kundërshta­rit. Gjyqtari Jorgji ndëshkon direkt me karton të kuq sulmuesin e Vllaznisë,

duke e konsiderua­r si një ndërhyrje të rëndë. Mirëpo, pas protestave të lojtarëve shkodranë dhe vetë Çobës, Jorgji shkon të shikojë rastin në monitor pas këshillimi­t me Olsion Yzeirajn dhe Emanuela Rustën në dhomën e VAR-IT. Arbitri kryesor kthen

vendin e marrë vetë në fushë dhe anulon kartonin e kuq për Çobën, duke i dhënë vetëm të verdhë. Të njëjtin karton jep për shkak të protestave edhe për drejtorin sportiv të Vllaznisë, Vioresin Sinani, i cili ishte në pankinë.

14’ Çoba futet në zonë dhe driblon Mustën dhe Memollën, e më pas godet tokazi me të majtën dhe ia kalon topin poshtë këmbëve portierit Sherri. Për arbitrat në fushë është gjithçka e rregullt dhe lojtarët shkodranë festojnë golin e avantazhit. Mirëpo, në pritje të konfirmimi­t nga

sistemi VAR, Jorgji sinjalizoh­et se kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje të Latifit në momentin e goditjes së Çobës, teksa kosovari i zë rrezen portierit Sherri. Jorgji shkon të shikojë vetë rastin në monitor dhe anulon menjëherë golin. 62’ Çoba lëviz mirë brenda zonës dhe rrëzohet në përpjekje për të shmangur Mustën. Sulmuesi i Vllaznisë kërkon penallti, por Jorgji vijon lojën, duke qenë i bindur për diçka të tillë. Pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit, me Çobën që ka kërkuar kontakt dhe Mustën që ka qenë statik, duke mos e penguar. 86’ Hakaj në krahun e majtë tenton të krosojë në zonë, por topi devijohet me pjesën e bërrylit nga Fangaj, i cili e kishte dorën të mbledhur dhe Jorgji vijoi lojën, edhe pse shkodranët kërkuan penallti. Pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit kryesor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania