Panorama Sport (Albania)

Brahja: Kukësi mbijeton, Laçi shkon në Europë

“Nica i ka transformu­ar kurbinasit, pres një betejë të luftuar”

- VLADIMIR MEMA

Ish-mbrojtësi: Keqardhje për blutë, ndryshimet i dëmtuan

Julian Brahja beson se në fund Kukësi mbije ton në elitë dhe Laçi arrin Europën. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, ish-lojtari i të dyja ekipeve i bën një “skaner” sfidës së Kukësit ndaj Laçit në “Kukës Arena”, ku mendon se do të jetë një përballje e fortë dhe e luftuar nga të dyja ekipet në fushë. Ai thekson se i vjen keq që verilindor­ët janë në këto pozita, ku duket se po vuajnë shumë edhe faktorin psikologji­k, përpos punës së mirë që po bën Hallaçi. Sa i përket kurbinasve, sipas Brahjas, ulja në stol e Stavri Nicës ka dhënë menjëherë frytet e veta dhe jo më kot kjo skuadër ka shanse për të arritur edhe Europën.

Brahja, si po ju duket kampionati shqiptar katër javë nga fundi?

Është një kampionat i luftuar, ku gjithçka është e hapur për titullin dhe Europën. Ndërsa fundi i tabelës edhe pse luftohet për mbijetesë, mendoj se pak a shumë është e ndarë se cilat ekipe bien.

Këtë javë përballet Kukësi me Laçin, si e shihni sfidën?

Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë, që vë përballë dy ekipe me objektiva të ndryshme në këtë fundsezoni. Laçi kërkon Europën dhe Kukësi për t’u larguar nga fundi i tabelës. Më vjen keq për Kukësin që ndodhet në këto pozita.

Pse Kukësi po vuan sipas jush, duke rrezikuar edhe qëndrimin?

Kukësi po vuan fillimin e sezonit me ndërtimin e ekipit. Me ardhjen dhe largimet e shumë lojtarëve ndikoi që të mos bëhet një ekip i konsolidua­r.

Sa e vështirë është edhe nga ana psikologji­ke për një skuadër që nuk është mësuar të jetë në këto nivele?

Me vjen keq për Hallaçin që po punon shumë mirë,

pasi e mblodhi ekipin dhe bëri lojëra shumë të mira, ku fitoi shumë ndeshje. Por, shumë lojtarëve ju mungon përvoja dhe nuk e mbajnë presionin e rezultatev­e negative. Fakti që Kukësi ka shtatë ndeshje që nuk fiton, e ka rënduar shumë anën psikologji­ke të lojtarëve.

Ndërkohë Laçi shpreson Europën, mendoni se ka shanse për t’ia dalë?

Laçi po kalon një formë shumë të mirë dhe me ardhjen e trajnerit Stavri Nica ka ndryshuar shumë. Besoj se Laçi do t’ia dalë në fund të kapë Europën.

 ?? ?? Julian Brahja kur luante për Kukësin
Julian Brahja kur luante për Kukësin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania