Panorama Sport (Albania)

“Labi”: Partizani favorit, do jetë derbi me pak gola

“Asnjëherë me presion, ja si e përgatisin derbin te të kuqtë”

- DENIS LALA

Mbrojtësi: “Demat” janë ekip i bukur, marrin titullin në shtëpi

Ka nisur numërimi mbrapsht i ditëve për derbin e së mërkurës së ardhshme, aty ku do të vendoset shumë për titullin kampion, për të cilin për herë të parë pas disa dekadash, përplasen dy gjigantët e kryeqyteti­t, Tirana dhe Partizani. Atmosfera sa vjen e bëhet më e ndezur. Para kësaj ndeshjeje, “Panorama Sport” i ka marrë një prononcim ekskluziv një lojtari, që ka luajtur dhe fituar shumë derbe me stemën e Partizanit mbi fanellë. Bëhet fjalë Labinot Ibrahimin apo “Labin”, siç e thërrasin në kampin e kuq. Ish-mbrojtësi i “demave”, aktualisht pjesë e Feronikeli­t në Kosovë, shprehet se Partizani është favorit në derbi dhe se nuk pret një ndeshje me shumë gola.

Si po ju shkon në Kosovë?

Gjithçka po shkon shumë mirë, jam jashtëzako­nisht i kënaqur dhe shpresoj që të vazhdojë kështu.

Si ndiheni fizikisht? Edhe për sa kohë mendoni se do të vazhdoni në futbollin e luajtur?

Fizikisht po ndihem si djalë i ri (qesh). Me siguri do të vazhdoj të luaj ende edhe për ca vite, sepse po ndihem shumë mirë dhe trupi po më jep përgjigjet e duhura.

Me çfarë do t’ju pëlqente të merreshit pas tërheqjes?

Pasi ta mbyll karrierën si futbollist, sërish me këtë sport do të vazhdoj të merrem. Planifikoj të punoj si trajner. Kam mbaruar disa dokumentac­ione dhe licenca dhe disa të tjera do t’i përfundoj së shpejti. Kështu, do të vazhdoj po në futboll, sepse pasioni im për futbollin është i pazëvendës­ueshëm. Pastaj, unë këtë punë di të bëj

(qesh).

E keni ndjekur Partizanin? Si u janë dukur të kuqtë?

Po. E kam ndjekur sa herë më është dhënë mundësia. Më duken një ekip shumë i mirë dhe me cili. Më duken një ekip i bukur për t’u parë,

kanë bërë lojë tërheqëse në shumicën e ndeshjeve.

Luajnë derbin dhe Tiranës i mungojnë disa titullarë fiks. Ju duken favoritë të kuqtë?

Të kuqtë gjithmonë janë favoritë. Edhe nëse Tirana do të ishte me grup të plotë, sërish

Partizani mbetet Partizani. I shoh në një gjendje mjaft optimale dhe mendoj se mund ta shfrytëzoj­në këtë shans të madh që kanë për titullin kampion.

Partizani është dy pikë larg Tiranës. Ku mendoni se shkon titulli në këtë sezon?

Pavarësish­t gabimeve dhe disa defekteve që kanë shfaqur gjatë rrugës, që janë diçka vazhdimish­t prezente në futboll, mendoj dhe shpresoj se Partizani do ta marrë titullin në shtëpinë e vet në këtë sezon. Në ndeshjet e fundit, ndryshe nga pjesa

tjetër e sezonit, i kemi parë të luajnë bukur dhe të kenë vazhdimësi.

Keni luajtur shumë derbe në karrierën tuaj. Por a do të donit të luanit në këtë të radhës, ku dy ekipet luftojnë për titullin?

Jo. Edhe derbet që kam luajtur kanë pasur rëndësinë e vet dhe i kam shijuar në maksimum. Tashmë nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i gëzohem asaj që kam kaluar në ato sfida dhe të shijoj këto ndeshje si spektator.

Ju keni qenë pjesë e tyre. Si e përgatisin derbin te Partizani? Ka presion?

Për aq kohë sa kam qenë pjesë e Partizanit, nuk kam ndierë aspak presion. Mendohej dhe përgatitem vetëm për ndeshjen e radhës. Por motivimi ishte ndjeshëm më i madh, kjo edhe falë mobilizimi­t të madh të tifozëve. Besoj se edhe tani historia është e njëjtë, nuk mendoj se ka ndryshuar gjë në lidhje me këtë.

Si një ekspert i difensivës që jeni, cili prej mbrojtësve të Partizanit ju ka pëlqyer më së shumti?

Të gjitha janë shfaqur në një nivel të kënaqshëm, por do të doja të veçoja Andi Hadrojn. Është djalë i ri, por shumë i pjekur dhe i matur në fushë. Ka bërë lojëra shumë të mirë dhe më ka lënë përshtypje pozitive në këtë sezon. Shpresoj të rritet akoma dhe të luajë në nivele edhe më të larta.

Si e prisni derbin e 17 majit? Do të jetë një ndeshje me shumë gola apo e kundërta?

Mendimi im është se nuk do të ketë shumë gola, shtyrë nga rëndësia dhe presioni që mban brenda kjo ndeshje. Kam përshtypje­n se skuadrat do të presin gabimet e njëratjetr­ës dhe shpresoj shumë që në fund Partizani të gabojë më pak dhe të dalë me fitore nga kjo ndeshje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania