Panorama Sport (Albania)

Garë me Temitopen, Denison: Dua titullin dhe “Këpucën e Artë”

“Superiorja tjetër nivel, jo më gabimet e së kaluarës”

- FATJON RUPI

DINAMO/ Golashënue­si i jep “sms” klubit: Duhet merkato

Janë për t’u luajtur edhe 90 minutat e fundit të kampionati­t të Kategorisë së Parë dhe te Dinamo ka ende një fije shprese për titullin kampion. Por gjithçka varet nga... Lushnja. Dhe jo vetëm për objektivin “kreu”, por edhe për “Këpucën e Artë”. Nëse kryeqyteta­sit shpresojnë rokadën në renditje me Skënderbeu­n, Hoze Denison pretendon që të lërë pas Abdul Temitopenë në listën e shënuesve më të mirë të kampionati­t. Që të dy kanë nga 12 gola dhe java e fundit do të vendosë edhe fituesin, ndaj pritet që të kemi një garë në distancë. Braziliani kthehet pas dëmtimit që e mbajti jashtë për disa javë dhe me mision të qartë: të përvetësoj­ë trofeun individual. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi konfirmon qëndrimin te blutë edhe për një tjetër sezon, por uron që këtë herë situata do të jetë ndryshe. Kur dihet që elita kërkon më shumë cilësi, sulmuesi nuk heziton që ta japë edhe një porosi për klubin në lidhje me merkaton.

Mungoni prej disa javësh, a do të jetë gati Denison për sprintin final?

Jam gati, e kam lënë pas dëmtimin.

Si është gjendja juaj?

Jam stërvitur mirë me ekipin. Besoj se do të jem në fushë për ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

Ky luhet edhe për trofeun e “Këpucën e Artë” dhe ju jeni një nga favoritët...

Po, dhe shpresoj ta fitoj këtë trofe individual. Nuk ka qenë objektivi im që të shpallem golashënue­si më i mirë i kësaj kategorie, por pse jo, tani jam afër dhe uroj të shënoj gola ndaj Luzit për ta fituar. Më e rëndësishm­ja tashmë është arritur, Dinamo është ngjitur në Superiore dhe për këtë jam shumë i lumtur.

A kishit pritur që të ishte kaq i vështirë rikthimi në Superiore?

Unë nuk e njihja Kategorinë e Parë, sepse nuk kisha luajtur asnjëherë në këtë nivel. Ishte vërtet një kampionat i vështirë, një kampionat shumë specifik, me disa skuadra pretendent­e që e bënë edhe më të vështirë objektivin. Por tani pak rëndësi ka. Siç e thashë, ajo që vlen është rikthimin i Dinamos në Superiore dhe për këtë ne jemi të qetë tashmë.

Ju dëshironi të vazhdoni me Dinamon apo synonin diçka tjetër?

Unë jam një lojtar i Dinamos, kam kontratë me këtë klub edhe për një sezon dhe do të vazhdoj të luaj për të. Uroj që këtë herë situata të jetë ndryshe, sepse Superiorja është tjetër nivel dhe natyrisht kërkon një skuadër me më shumë kualitet.

Çfarë i duhet konkretish­t kësaj skuadre për të mos luftuar për mbijetesën, si një sezon më parë, por për vendet e para?

Të jemi i sinqertë, sezonin e kaluar, kur Dinamo ra nga

kategoria, u bënë gabime dhe shpresoj që ato të mos përsëriten. Besoj se klubi ka mësuar nga ajo që ndodhi. Të them të vërtetën, kishte diçka të çuditshme ajo Dinamo, që vërtet nuk mund të bënte gjëra të mëdha, por mund të mbijetonte. Ndoshta ndikoi fakti që u ndryshua disa herë trajneri. Them që ishte e çuditshme, sepse unë jam sulmues dhe nuk arrita të shënoj asnjë gol, por kjo nuk është normale. Ndoshta nuk kisha edhe shumë mundësi për të treguar vlerat më të mira. E them përsëri me sinqeritet dhe ndershmëri se

ato gabime nuk duhet të bëhen më nga Dinamo.

Shumë gjëra varen nga merkatoja që do të bëjë klubi apo jo?

Po. Kategoria e Parë ishte një nivel, tani kalojmë në një tjetër nivel, ku duhet më shumë kualitet, sepse ka kundërshta­rë më të fortë, me lojtarë me eksperienc­ë. Klubi duhet të blejë disa lojtarë për të forcuar skuadrën, në mënyrë që të kemi një Dinamo ndryshe. Shpresoj të kemi një skuadër në gjendje të luftojë për të shkuar në Europë, jo për të luftuar për qëndrimin në Superiore.

 ?? ?? Hoze Denison, sulmuesi 25-vjeçar i Dinamos
Hoze Denison, sulmuesi 25-vjeçar i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania