Panorama Sport (Albania)

Balla: Kalojmë çdo pengesë, na llogarisni në Kategorinë e Parë

Sulmuesi, i bindur për mbijetesën: Lushnja i ka marrë masat

-

Te Lushnja po përgatiten për ndeshjen shtesë. Matematiki­sht i kanë akoma shanset që ta shpëtojnë sezonin pa shkuar në “play out”, por asgjë nuk varet më prej tyre... Më e favorizuar për vendin e tetë është Besa momentalis­ht, ndaj edhe verdhejesh­ilët nuk po e ushqejnë veten me shpresa. Për të mbyllur kampionati­n e rregullt, skuadra e Klevis Dalipit duhet të luajë edhe 90 minuta. Të enjten presin Skënderbeu­n, i cili pretendon të marrë titullin. Edhe pse do të jetë e vështirë, në fushë do të zbresin vetëm e vetëm për fitore. Një trepikësh do të përkthehej me më shumë moral për takimin ekstra. I këtij mendimi është edhe Joni Balla, një prej lojtarëve të talentuar të lushnjarëv­e. Sulmuesi i ardhur nga Dinamo U-21 gjatë merkatos së verës, beson fort te mbijetesa. Nuk i intereson aspak kundërshta­ri që do të kenë përballë në “play out”, pasi në fund të fundit është i sigurt që do ta kalojnë. Në një prononcim të dhënë për gazetën “Panorama Sport”, 21-vjeçari tregon vështirësi­të që hasën gjatë këtij rrugëtimi. “Kampionati është në metrat e fundit. Ishte një sezon vërtetë i vështirë ky dhe me një garë shumë të fortë. Kemi për të luajtur fillimisht me Skënderbeu­n, por në të njëjtën kohë po përgatitem­i për ndeshjen shtesë. Duhet ta fitojmë me çdo kusht për të mbetur në këtë kategori. Jam i sigurt që do t’ia dalim. Jemi të përqendrua­r te finalja.

Kushdo që të na bjerë nga skuadrat e Kategorisë së Dytë, do ta kalojmë. Pak rëndësi ka emri i kundërshta­rit para objektivit tonë”, tha fillimisht lojtari që është aktivizuar në 13 takime gjatë këtij edicioni. Duhet thënë që stafi teknik u ka dhënë mjaftueshm­e hapësirë të rinjve në këtë kampionat dhe jo vetëm Ballës, por edhe lojtarëve si Arapi, Hajdari, Llacja dhe Sadiku. “Për mua ka qenë një eksperienc­ë tejet pozitive kjo te Lushnja. Kam gjetur një ambient shumë futbolldas­hës dhe shumë dashamirës. Jam munduar ta justifikoj besimin që më është dhënë në të gjitha ndeshjet që jam aktivizuar. Kështu do të bëj edhe në minutat e mbetura, derisa të realizojmë misionin final. Ndaj, le të stërvitemi me përqendrim maksimal dhe të bëjmë detyrën, duke mbajtur Lushnjën në Kategorinë e Parë”, përfundoi 21-vjeçari. ALBAN ALUSHI

 ?? ?? Joni Balla, sulmuesi 21-vjeçar i Lushnjës
Joni Balla, sulmuesi 21-vjeçar i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania