Panorama Sport (Albania)

Merxha: Fiton Elbasani im, e mbyllim me rekord

“Vora ka ekip të mirë, por jemi të etur për trofe”

- VLADIMIR MEMA

Sot finalja e Kategorisë së Dytë, trajneri: Ia dalim

AF Elbasani nuk ka në plan që ta hum basë trofeun e Kategorisë së Dytë. Në “Air Albania” do të futen me mision të qartë, të tregojnë kush janë kampionët. Përballë do të kenë Vorën dhe e lehtë nuk do të jetë, e megjithatë verdheblut­ë ndihen gati për ta kaluar me sukses edhe këtë pengesë finale. Kërkojnë të mbyllin ashtu si duhet këtë sezon, ku nuk koleksionu­an asnjë humbje, një kënaqësi jo e vogël në aspektin moral. Elbasanasi­t pritet që të kenë edhe një mbështetje të kënaqshme të tifozërisë në këtë sfidë, e cila shihet si një armë plus për skuadrën në këtë finale. Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport” para kësaj sfide, trajneri Eriol Merxha thotë se ka besim se edhe ky trofe do të vijë në qytetin e Elbasanit. Sipas tij, Vora është një ekip i fortë, por ka besim te grupi i lojtarëve që stërvit. “Ekipin e shoh shumë mirë para kësaj sfide, të karikuar dhe të etur për të marrë trofe. Sigurisht që përballë do të kemi një ekip shumë të fortë dhe jemi të ndërgjegjs­hëm për këtë fakt. Kam besim te grupi i lojtarëve të Elbasanit dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të fituar”, tha fillimisht tekniku. Më tej thekson se nuk kanë asnjë presion, por dëshira për të marrë trofe është e madhe. “Për hir të së vërtetës objektivi kryesor që ka pasur klubi u arrit, sigurimi i Kategorisë së Parë, por dëshira jonë është që të kthehemi me trofe nga kryeqyteti. Ne do t’ia bëjmë hyzmetin deri në maksimum, sepse do të ishte një kënaqësi më vete për të gjithë”, u shpreh Eriol Merxha, i cili e mori drejtimin e AF Elbasanit katër javë nga fundi, pas largimit të Gentian Stojkut. Verdheblut­ë e mbyllën kampionati­n në kuotën e 58 pikëve, me një bilanc prej 18-të fitoresh, katër barazimesh dhe asnjë humbje. Elbasanasi­t koleksionu­an pesë pikë më shumë se sa Pogradeci i vendit të dytë, rivali kryesor i tyre gjatë këtij kampionati në Grupin B.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania