Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

MENJA 6 - Pa faj te golat dhe me dy mrekulli mban ende gjallë një fije shprese te skuadra.

KALABRIA 5 - Fakti që markon Xhekon është faj i trajnerit, por kapiteni nuk bën asgjë për të justifikua­r gradat. (Nga 82' Kalulu pa notë - pak energji për të mos lejuar thellimin e rezultatit).

KJAER 5 - Me përvojë mundohet të qëndrojë në sipërfaqet, por duelet vendimtare i humb thuajse të gjitha. I pasigurt. (Nga 59' Çau 5.5 - Diçka më mirë se kolegu, por edhe ai i përdor keq muskujt dhe një rast për të goditur portën).

TOMORI 4.5 - Vuajtje pafund sa herë sheh Lautaron e Xhekon. "Pykat" e Interit e fusin në mes dhe anglezi qëndron në fushë vetëm, sepse Kjaerin e lënë forcat.

TEO 5 - Mundohet të mbrojë e për pasojë shtyn pak. Treni francez këtë herë gaboi binarë.

KRUNIÇ 5 - Një faull naiv për pak sa nuk i shton pasojat të tijve, teksa në shumicën e garës shfaqet nervoz dhe në vështirësi të mëdha.

TONALI 5 - Goli i dytë vjen si pasojë e një krateri të krijuar nga mesfushori, që për 98 minuta mundohet shumë, por nuk korr asgjë. Për më tepër nuk ka as fatin me vete kur godet shtyllën.

DIAZ 4.5 - I duhet të presë disavantaz­hin e dyfishtë për t'u futur disi në ritmin e garës. Driblime shterpë dhe presioni i reparteve të Interit e asfiksojnë totalisht. Vitet dritë larg lojtarit të parë ndaj Napolit. (Nga 82'Pobega pa notë - E ç'mund t'i kërkosh një rezerve të sapokthyer nga dëmtimi?).

BENASER, PA NOTË - Shumë pak minuta për të gjykuar provën e tij. Dëmtimi penalizon edhe më shumë kuqezinjtë e dërrmuar nga dy golat në disavantaz­h.

(Nga 18'Mesias 5 - Dy raste të shpërdorua­ra dhe shumë kokëfortës­i për të kërkuar një driblim që nuk rezulton kurrë i suksesshëm.)

SALMAKERS 4.5 - Përhumbet në lojëra të kota me topin e në një rol që nuk i përket. Me siguri që nuk mund të ishte ai zëvendësue­si i denjë i Leaos. (Nga 69' Origi 5.5 - Futet në lojë me qasjen më të duhur të të gjithë sezonit, por me shokë që kanë moralin nën këpucë ishte e pamundur të bënte më tepër).

ZHIRU 5.5 - Rropatet për 98 minuta pa gjetur kurrë kombinimin e duhur. Açerbi e kontrollon mirë, por edhe francezi nuk vendoset kurrë në pozitë goditëse.

TRAJNER PIOLI 4 - Me situatën e krijuar vështirë të bënte diçka më shumë nga ana taktike, por të paktën në atë psikologji­ke skuadra duhej të ishte shfaqur më e përgatitur në ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit. Katastrofi­k

- Interi u bë skuadra e tretë më e shpejtë (10:16) që shënoi dy gola në një gjysmëfina­le të Champions League, pas Juventusit kundër Mançester Junajtid në 1999 (10:15) dhe Junajtid kundër Arsenalit në 2009 (10:15).

- Kishte që prej 24 marsit 1974 që Interi nuk ishte në avantazh 20 në 11 komepticio­net e para të lojës në një derbi kundër Milanit në të gjitha garat.

- Deri ndeshjen e djeshme, Milani nuk ishte gjendur asnjëherë në disavantaz­h dy gola vetëm 11 minuta nga nisja e një ndeshjeje në Ligën e Kampionëve.

- Kjo është hera e tretë në histori që Interi ka mposhtur Milanin tri herë në të njëjtin sezon, pas 1973/74 (katër) dhe 1994/95.

- Ky është debri i tretë radhazi për Interin që nuk pëson gol ndaj Milanit: nuk ka ndodhur që nga viti 1980.

- Vetëm Filipo Inzagi (5:39) për Juventusin kundër Junajtidit në 1999 shënoi një gol më të shpejtë për një skuadër italiane në një gjysmëfina­le të Ligës së Kampionëve sesa ai i Xhekos (7:22). - Me Xhekon dhe Mikhitaria­nin, Interi u bë skuadra e parë që ka dy lojtarë të moshës mbi 34 vjeç që shënojnë në një ndeshje të fazës eliminator­e të Champions League.

- Interi ka mbajtur 7 herë portën e paprekur deri më tani, një rekord për zikaltrit në këtë kompeticio­n, një rekord që këtë sezon e ndajnë me Bajern Mynihun.

- Asnjë lojtar nuk ka më shumë asiste në këtë Ligë të Kampionëve se Federiko Dimarko (pesë, si Vinicius). Për më tepër, lojtari i fundit i Interit që dha pesë asiste këtë sezon në kompeticio­n ishte Samuel Eto në 2010/11.

- Që nga sezoni 2013/14, me fanellën e Borusia Dortmundit, Henrik Mikhitaria­n nuk kishte shënuar më shumë se një gol në një edicion të Champions League (dy).

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania