Panorama Sport (Albania)

Xheko dhe Mikhitaria­n, Interi sheh Stambollin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Interi fiton raundin e parë të vlefshëm për gjysmëfi nalen e Ligës së Kampioneve. Milani e fillon me formacioni­n tipik, ku vendin e të dëmtuarit Leao e merr Salmakersi, teksa miqtë i besojnë Çalhanoglu­së si regjisor, dukë lënë në stol Brozoviçin. Që nga minuta e parë Interi është më i qartë dhe krijon volum loje, teksa ashtu si në derbin e kampionati­t, edhe i djeshmi u zhbllokua në zhvillimet e një këndoreje ku Xheko gjen goditjen e saktë, duke shënuar pavarësish­t markimit të Kalabrias. 180 sekonda errësirë për ekipin pritës që ndihmojnë Mikhitaria­nin të dyfishojë shifrat duke depërtuar i qetë në zonën kuqezi. Pioli mundohet të ngrejë skuadrën, teksa dëmtimi i Benaserit i krijon hapësirë Mesiasit. Kuqezinjtë rreshtojnë një mori gabimesh e Lautaro rrëzohet në zonë duke gjetur një penallti, të cilën arbitri Manzano e anulon pasi konsulton imazhet në VAR. Një shtyllë e Çalhanoglu­së nga distanca vlen gjithashtu për t'u përmendur, teksa e vetmja replikë, nëse mund të quhet e tillë, nga ana e "djallit" është një driblim shterpë i Salmakersi­t, që në zonën e Interit nuk gjen dot goditjen fituese, teksa skuadra e Inzagit jep idenë se mund të thellojë shifrat në çdo aksion. E megjithatë fraksioni i parë mbyllet me Milanin e tronditur dhe Interin në avantazh të dy golave.pjesa e dytë duket si një kopje e së parës, kur miqtë i lejojnë qarkullimi­n rivalëve për të pritur momentin e duhur për të goditur. Një goditje e Diazit dhe një e Mesiasit janë gjithçka Milani prodhon, ndërkohë që nevojitet një mrekulli e Menjasë ndaj Xhekos për të ruajtur shifrat. Në minutën e 66-të aksioni i parë për një përkufizim të tillë dhe Tonali ciflos shtyllën e Onanës. Pioli mundohet të korrigjojë diçka me zëvendësim­et, e Origi qaset mirë, por pa mundur të prodhojë rreziqe. Edhe Inzagi

shpenzon zëvendësim­et e tij që kanë për qëllim të ruajnë rezultatin në pritje të një momenti të volitshëm për të thelluar shifrat. Një tjetër orvatje e Mesiasit dhe një silur qendrore e Pobegës janë replikat e vakëta të Milanit, që mbyllë këtë ndeshje të parë gjysmëfina­le i dërrmuar në të gjitha këndvështr­imet, ndërkohë që Interi në anën tjetër të Milanos ka ngjitur shkallët e entuziazmi­t dhe po sheh Stambollin.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania