Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

ONANA 6 - Në thelb, nuk u thërrit kurrë në detyrë.

DARMIAN 6,5 - I shkëlqyer në mbrojtje, ku lexon dhe mbulon siç duhet çdo situatë në zonën e tij në fushë. I çmuar!

AÇERBI 6,5 - Nis pak i trazuar, por merr në dorëzim Zhirunë dhe i lë me të vërtetë thërrimet.

BASTONI 7 - Dominues absolut në sfidën me Diazin, madje i lejon vetes edhe të ndihmojë në sulm. Nga një prej këtyre rasteve lind shansi i artë për Xhekon.

DUMFRIS 7 - Fiton pastër duelin me Teon, i cili nuk krijon kurrë probleme të rëndësishm­e. Në sulm, ndoshta shtyn më pak se zakonisht, por ndeshja vendoset menjëherë në favor të Interit të tij dhe ndoshta nuk kishte nevojë për të.

BARELA 7 - Rrotullohu nga të rrotullohe­sh, ja ku është Barela. Në të djathtë, në të majtë. Në markim kur duhet. Një tjetër ndeshje e çmuar, një pjesë e parë, ku Interi poshtëron kushërinjt­ë.

ÇALHANOGLU 7 - I shkëlqyer në të dyja rolet, si regjisor në pjesën e parë dhe në krah pas hyrjes së Brozoviçit. Turku rrezikun edhe të godasë në nokaut Milanin me golin e tretë në pak minuta (Nga 78' GALJARDINI - pa notë).

MIKHITARIA­N 7,5 - Njeriu më shumë i Interit. Spastron 100 topa në mbrojtje dhe futet si thika në gjalpë në sulm kur i jepet mundësia. Goli ishte pikërisht një prej këtyre momenteve (Nga 63' BROZOVIÇ 6 - Ngrin ndeshjen me zotërimin e tij të topit).

DIMARKO 6,5 - Edhe ai më pak se zakonisht shkëlqyes në sulm në krahasim me kampionati­n. Por ka një motiv: Interi shënoi 2 gola me një të bërë të kryqit dhe nuk kishte nevojë për shtytjen e tij

(Nga 70' DE VRAJ 6 - Aktivizimi i tij për të menaxhuar frymëmarrj­en e Interit).

MARTINEZ 6,5 - Më pak efikas sesa Xheko, por gjithsesi i gjallë dhe ngacmues ndaj mbrojtjes kuqezi. Mbetet vetëm një pyetje: përse të simulosh në rastin e penalltisë së akorduar dhe më pas të hequr nga VAR-I? Ishte gol i sigurt, mjaftonte të godiste

(Nga 78' KORREA - pa notë).

XHEKO 7,5 - Më shumë sesa Edin Xheko ishte "Erling" Xheko. Një ndikim "Halandian" në kuptimin që dominoi ashtu siç bën norvegjezi me Sitin. Një gol kryevepër e forcës fizike dhe cilësisë teknike. Përvojë, cilësi, forcë fizike dhe personalit­et (Nga 70' LUKAKU 6 - Hyrja e tij i jep forcë fizike Interit që duhet të luajë me kronometri­n).

TRAJNERI INZAGI 7,5 - Fut në xhep Milanin e Piolit me një nisje marramendë­se. Xheko dhe jo Lukaku ishte basti i fituar, ashtu si Miki-çalhanoglu prej fillimit. Ndeshje e fituar prej tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania