Panorama Sport (Albania)

Xheko: Japim çdo gjë edhe në kthim, fokusi ishte çelësi

- Përgatiti: NISLI GJINI

Gjuha e një sulmuesi janë golat dhe Edin Xheko e shpërbleu në këtë mënyrë besimin e Simone Inzagit, që pavarësish­t formës fantastike të Lukakut, zgjodhi atë krah Lautaros si titullar mbrëmjen e djeshme. Boshnjaku ndëshkoi edhe një herë tjetër Milanin pas Superkupës së Italisë, duke vendosur me atë gol të shpejtë disa rekorde në emër të tij. Si fillim u bë lojtari i katërt që shënonte në një derbi Milanoje në Champions League dhe në kampionat pas Andrij Shevçenkos, Obafemi Martins dhe Jap Stam dhe i pari që e bën këtë brenda një sezoni dhe po ashtu u bë edhe golashënue­si i dytë më i moshuar i këtij kompeticio­ni në fazën me eliminim direkt. Në moshën 37 vjeç e 54 ditë, numri 9 zikaltër renditet vetëm pas Rajan Gigs në këtë renditje, me uellsianin që më 26 prill 2011 në gjysmëfina­len e Mançester Junajtidit kundër Shalkes gjeti golin në moshën 37 vjeç e 148 ditë. Xheko e nisi pikërisht nga mosha fjalën e tij në përfundim të ndeshjes, kur nuk mundi ta fshihte lumturinë e tij. "Sa vjeç jam? (qesh) Tani e dini. 37, por ndihem shumë mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Sot (dje) jam ndier shumë i freskët në fushë dhe në lëvizjet që bëja, ndoshta sepse pushova tri ditë më parë. Isha shumë i karikuar, jo vetëm unë, por gjithë skuadra. Nuk ndodh shpesh që të luash një derbi në gjysmëfina­le dhe kemi qenë të përqendrua­r nga minuta e parë në të fundit dhe kjo na është paguar me rezultatin në fushë. Tani të mendojmë vetëm për ndeshjen e kthimit, duhet të lëmë sërish gjithçka në fushë", tha sulmuesi, i cili më pas foli edhe për shpirtin e sakrificës që gjithmonë e më shumë po tregon për skuadrën. "Ata që më njohin e dinë mirë si jam unë. Jap shumë më shumë dhe nuk e

kam fjalën vetëm për gola, por edhe kur nuk shënoj. Jam gjithmonë i lumtur kur pavarësish­t se nuk e gjej golin, vihet re puna që bëj për gjithë skuadrën". Në fund, padyshim që Xheko nuk mund t'u shmangej pyetjeve mbi rinovimin e kontratës që skadon në qershor, mbi të gjitha pas asaj që po tregon javët e fundit. "Kur rinovoj? Nuk e di, për këtë duhet të pyesni klubin", u shpreh 37-vjeçari që largoi përgjegjës­itë nga vetja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania