Panorama Sport (Albania)

Gaboi gjithçka, Pioli: Goli i dytë na shthuri

“Arbitrim i çuditshëm, Leaon shpresoj ta kem pas 1 jave”

-

Trajneri kapet pas pjesës së dytë dhe kërkon reagim

Përpara ndeshjes së djeshme, Milani kurrë në historinë e tij në Champions nuk ishte ndodhur në disavantaz­h të dy golave pas 12 minutash. Humbja është vetëm njëri aspekt i derbit, teksa Stefano Pioli është munduar në konferencë për shtyp të shpjegojë shkaqet e 20 së mbrëmshme.

Përse Milani i sotëm (djeshëm) nuk kishte asnjë lidhje me të zakonshmin?

Interi luajti më mirë në pjesën e parë dhe arriti të shënonte dy gola, ndërsa në luajtëm më mirë në të dytën, por nuk arritëm të shënonim. Ky është futbolli në këtë nivel. Interi dha më shumë cilësi në pjesën e parë, ndërkohë që në humbëm shumë topa. Interi deri në minutën e shtatë ende nuk kishte hyrë fare në zonën tonë, por më pas shënoi në goditjen e parë nga këndi e aty ndryshoi gjithçka. Është e qartë se duhej të ishim më të vëmendshëm dhe të gatshëm, sidomos në golin e dytë.

Çfarë mendoni se i mungoi ekipit tuaj?

Objektivi ishte që të ishim një ekip kompakt dhe agresiv. Mendoj se Interi përfitoi më mirë nga shumë topa të dytë.

U treguan të zotë për të shënuar dy gola dhe më pas ndeshja u komplikua shumë nga pikëpamja taktike dhe mendore. Në pjesën e dytë pashë një reagim të madh dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë në ndeshjen e dytë.

Si e gjykoni reagimin e skuadrës suaj në pjesën e dytë?

Duhet të nisemi nga qëndrimi i pjesës së dytë, kur loja ishte shumë më e ekuilibrua­r dhe patëm mundësi të shkurtojmë shifrat. Duhet të kemi një qasje intensive, energjike dhe cilësore shumë më të lartë se sot (dje).

Folët me djemtë?

Ata janë të ndërgjegjs­hëm se paraqitja dhe rezultati nuk ishin ato që donim. Jemi të gjithë të zhgënjyer dhe kemi dëshirë që pas një javë të ndryshojmë rezultatin.

Përse në fund të ndeshjes ishit aq i acaruar me arbitrin?

Sepse pashë shumë situata të ndërmjetme, ku metri i gjykimit ndryshonte.

A do të jetë në gjendje Leao të luajë derbin e kthimit?

Të shohim. Në testin që i bëmë para ndeshjes nuk ishte, por kam parandjenj­ën se mund t’ia dalë për të martën.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania