Panorama Sport (Albania)

Nuk udhëtoi as me skuadrën, por Rafael Leao rinovon kontratën me kuqezinjtë

Çështje orësh zyrtarizim­i deri në 2028, për sulmuesin 7 mln euro në vit

-

Rafael Leao do të rinovojë kontratën me Milanin që skadon në qershor të 2024-ës. Mungon vetëm statusi zyrtar, por lojtari tashmë ka përcaktuar gjithçka me klubin. Nga përshpejti­mi i mbrëmjes së djeshme, ku praktikish­t u mbyll një operacion i gjatë dhe i ndërlikuar, u arrit një marrëveshj­e e plotë, e cila nxori në pah shifrat dhe detajet që e dallojnë kontratën e re të Leaos. Pasi u informuan se Lila kishte paguar detyrimin prej 22 milionë eurosh ndaj Sportingut të Lisbonës që rëndonte si “gjobë” mbi portugezin, drejtuesit e ‘djallit’, Maldini dhe Masara, duhej vetëm të përqendroh­eshin te shifrat për t’i ofruar lojtarit që e ka dashur gjithmonë Milanin në të ardhmen e tij. Kjo është bërë me një rritje të konsiderue­shme page dhe një rritje të shifrave në klauzolën e lirimit. BISEDIMET – Pa shumë bujë dhe prej javësh, kuqezinjtë kanë qenë në kontakt të vazhdueshë­m me këshilltar­ët e Leaos, por edhe vetë lojtarin, i cili ka qenë personalis­ht i pranishëm në tri takimet e fundit mes palëve. Thelbësor, babai i sulmuesit, që gjithmonë ka qenë i prirur për të shtyrë të birin që të qëndronte te Milani, një klub që i ka besuar gjithmonë. Që me investimin për ta blerë 4 vjet më parë e deri te sezonet e para me ulje-ngritje, në të cilat besimi i drejtuesve apo edhe i Piolit ka qenë i pakushtëzu­ar.

SHIFRAT - Në këtë situatë mund të themi se rinovimi i Leaos me Milanin do të jetë deri në vitin 2028 me një pagë 7 milionë në sezon plus 2 milionë euro që do t’i jepen në momentin e firmës mbi akordin e ri. Ndërkohë, siç e përmendëm më sipër, klauzola prej 150 milionësh për përfundimi­n e kontratës do të rritet, gjë që

i vë në vështirësi klubet e interesuar­a për lojtarin si Çelsi apo edhe Reali i Madridit. Si anglezët, ashtu edhe spanjollët ishin përpjekur më kot të përdornin prokurorë, si Zhorzh Mendes, por edhe avokatin francez Ted Dimvula. Megjithatë, incidentet e vazhdueshm­e mes palëve nuk ia mohuan lojtarit dhe

Milanit mundësinë për të përfunduar operacioni­n dhe për t’u vënë në dispozicio­n në prag të derbit të Champions-it me Milanin për gjysmëfina­len e turneut, një dhuratë shumë e rëndësishm­e për të ardhmen e ekipit dhe klubit, teksa zyrtarizim­i duhet të vijë në 48 orët e ardhshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania