Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Doja më shumë gola

“Edhe një hap për ëndrrën që kemi besuar që nga gushti”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Trajneri

i lumturohet triumfit të gjysmëfina­les së parë në derbi

Simone Inzagi po tre gon se jo më kot kon siderohet si trajneri i Kupave. Interi i tij ishte një makineri perfekte mbrëmjen e djeshme, mbi të gjitha në pjesën e parë, diçka që e ka pohuar edhe vetë 47-vjeçari që në fund përveç lumturisë dhe kompliment­eve, kërkoi që të ruhej përqendrim­i për kthimin. “Patëm një qasje perfekte pjesën e parë dhe rezultati na dha të drejtë, edhe pse mund të kishim shënuar më shumë. Pastaj edhe në të dytën e mbuluam mirë gjithë fushën dhe nuk u lejuam asgjë përveç asaj shtylle të Tonalit. Zëvendësim­et kanë qenë shumë të rëndësishm­e, por mund të them që jam shumë i lumtur me të gjitha, kanë dhënë shpirtin dhe këtë duhet të vazhdojmë të bëjmë”, tha Inzagi, që vazhdoi: “Tani na duhet te menaxhojmë mirë të gjithë këtë periudhë që po vjen. Kemi një avantazh jo të vogël, rezultati na kënaq, por na mungon ende një pjesë për të realizuar ëndrrën, tek e cila besojmë që nga gushti. Na duhet edhe hapi i fundit, por tashmë djemtë e mi e dinë shumë mirë si bëhet”. Në fund trajneri, i pyetur mbi rreziqet që i kanosen Interit pas kësaj fitoreje, u shpreh: “Ne duhet të mendojmë vetëm për të rikuperuar formën dhe ata që nuk janë në maksimum pas energjive të shpenzuara. Kemi një ndeshje tjetër të rëndësishm­e pas 72 orëve dhe Sasuolo nuk do të jetë e thjeshtë. Duhet të mendojmë dhe të përgatitem­i për

të pa u shpërqendr­uar nga rëndësia e ndeshjes që kemi të martën. Kemi mundësinë të arrijmë ato që kemi ëndërruar dhe të sigurojmë edhe zonën “Champions” në kampionat. Nuk duhet t’i lëmë gjërat të na rrëshqasin nga duart”, ishte mesazhi i trajnerit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania