Panorama Sport (Albania)

Nga Seria C e Pipos te Berluskoni në trafik, të pathënat e derbit

-

Superstici­one, një president klubi, kryeminist­ër, që rrezikon shtyrjne e ndeshjes, arbitra “të çuditshëm” dhe ish-ë të sfidave kanë qenë vetëm disa nga kuriozitet­et e të pathënat e dy ndeshjeve gjysmëfina­le të 2003-shit mes Interit dhe Milanit, që janë rikthyer edhe një herë tjetër në vëmendje pas aktit të parë të këtij sezoni të luajtur mbrëmë.

PIPO DHE SERIA C1 – Filipo Inzagi kishte disa rite dhe disa superstici­one, madje disa i merrte me vete edhe në stol si në rastin e biskotave “Plasmon”, rripi të bardhë me të cilin dilte në fushë çdo ndeshje, pirjen e një gllënjke ujë para se të futej, kënga “Certe Notti” në kufje. Përveç këtyre, spikasnin disa sfida të Serisë C, pasioni i jetës. Në fakt, disa ditë para derbit të kthimit në 2003-shin, Pipo u mbyll në shtëpi, uli perdet dhe shijoi Lukeze-spal nga minuta e parë deri në minutën e fundit, një sfidë shpëtimi në Grupin A të Serisë C1.

SYTË E BOTËS – Derbi ishte global. Në vitin 2003, u akredituan më shumë se katërqind gazetarë nga e gjithë bota. Mundohuni të mendoni për një vend më të pazakontë se të tjerët, veçanërish­t në ato ditë. Norvegjia, Polonia, Kina, Turqia, Zvicra, Austria, madje edhe Senegali, me dy reporterë të së përjavshme­s “Temoin”. Të gjitha biletat të shitura, padyshim me arkëtimin e rreth 2.3 milionë eurove. Atëherë tifozët e të dyja skuadrave kishin ngritur çadrat jashtë pikave të shitjes së biletave për të siguruar një të tillë.

MËSUESI DHE “POLICI” - Rusi Valentin Ivanov në ndeshjen e parë dhe francezi Zhil Vesie në atë të kthimit ishin arbitrat e gjysmëfina­les së 2003-shit. I pari, një moskovit, jepte edukimin fizik në gjimnaz, ndërsa i dyti njihej si “polici rrugor”. Arsyeja? Përdorimi i duarve. I pëlqente shumë të bënte gjeste, diçka që me sa duket italianëve nuk u pëlqente. Ivanov doli në pension pas Kupës së Botës 2006 dhe tani është vëzhgues i gjyqtarëve të UEFA-S, ndërsa Vesie është larguar nga bota e futbollit. Në vitin 2008 ai ishte këshilltar i qytetit në Nisë.

NDESHJET E KAMPIONATI­T - Midis ndeshjes së parë dhe asaj të dytë, Milani dhe Interi luajtën kundër Breshias dhe Parmës. Kuqezinjtë humbën 1-0, zikaltrit barazuan. Një kuriozitet, për Parmën atëherë shënonte Adriano, dikush që do të ishte “Perandori” i Interit në vitet në vazhdim. Në dhomat e zhveshjes, Ançeloti gjithmonë me fytyrën e qetë i drejtohet skuadrës: “Më vjen keq, por nuk jam i zhgënjyer. Herën tjetër duhet të jeni më të kujdesshëm”. Mesazhi u mor në ndeshjen e kthimit.

BERLUSKONI NË TRAFIK - Rikthimi i legjendës së derbit. Burimi është Zhil Vesie, drejtuesi i ndeshjes së 13 majit, ku u shënuan golat e Shevës dhe Martinsit dhe ndodhi ajo pritje e Abiatit në sekondën e fundit. Francezi rrezikoi ta nisë ndeshjen me disa minuta vonesë në krahasim me orën e planifikua­r (21:00) për shkak të vonesës së presidenti­t kuqezi, Berluskoni, i ngecur në trafikun milanez. Në ato ditë ai ishte jo vetëm presidenti i “djallit”, por edhe kryeminist­ër. Më në fund, pasi e kontrolloi orën çdo 20 sekonda, Vesie vërshëlleu në kohë për startin.

PA TË VERDHË - Një derbi pa kartonë të verdhë është një derbi i çuditshëm, i veçantë, sepse në fund kartoni i verdhë gjithmonë shfaqet. Ndeshja e parë e vitit 2003 përfundoi pa ndëshkime ama. Një gjë e rrallë në derbet e Milanos, duke marrë parasysh edhe që në fushë ishin lojtarë si Gatuzo, Materaci, Broki, Kordoba, Maldini.

SHKËMBIMI – “Ne duam Sedorf, mund t’ju japim Koko”, ishte propozimi i Galianit për Moratin dhe operacioni u krye. Pjesa tjetër është histori, edhe pse Klarens u shënjestru­a jo pak nga tifozët kuqezinj për shkak të së kaluarës së tij zikaltër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania