Panorama Sport (Albania)

Kristjan Asllani në modë, në shënjestrë­n e kampionëve të Italisë

Napoli shikon tek elbasanasi përforcimi­n e së ardhmes

-

Kristjan Asllani, edhe pse jo në mënyrën që do të kishte dashur, pasi nuk ka qenë protagonis­t i Interit gjatë këtij sezoni, po përjeton magjinë e fazave finale të Champions League me fanellën zikaltër. Gjithsesi, nga sezoni i ardhshëm, mesfushori mund ta gjejë veten me emocione të reja, pasi në ndjekje të tij janë vendosur kampionët e saposhpall­ur të Italisë, Napoli. Minutat e pakta me Interin, nuk i kanë zbehur cilësitë e Kristjan Asllanit, që pavarësish­t se nuk po aktivizohe­t nga trajneri Inzagi, në Itali e shohin si një nga talentet e së ardhmes dhe “Axurrët” po monitorojn­ë situatën e tij. Së fundmi, mediat italiane raportojnë se drejtori i ri sportiv i

Napolit do të jetë Pietro Akardi dhe italiani menjëherë ka nisur nga puna për të vënë në piketa futbollist­ët e parë që mund të transferoj­ë dhe xhevahiri i Kombëtares konsideroh­et si një nga përforcime­t e mundshme të skuadrës. Së bashku me Asllanin, Akardi kërkon që të ketë në skuadrën e Napolit edhe shërbimet e Benaserit nga Milani, apo edhe Hamed Traorenë e Sasuolos. Gjithsesi, e ardhmja e Asllanit pritet të jetë temë diskutimi për një kohë të gjatë, jo vetëm për shkak të interesimi­t të Napolit, por mbi të gjitha për besimin që drejtuesit e Interit kane shprehur gjithmonë për të. Shumë nga vendimi për 21-vjeçarin pritet të ndikohet edhe nga trajneri që do të jetë në stolin e Interit sezonin e ardhshëm, pasi një largim i mundshëm i Inzagit mund të ndryshojë dinamikat e skuadrës dhe Asllanit, largimi i të cilit pritet gjithsesi në huazim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania