Panorama Sport (Albania)

Ançeloti dhe Pep, në Madrid të dyja planet rezultuan... fituese

Dy trajnerët u bënë protagonis­të në një betejë taktike në “Bernabeu”

-

Në një ndeshje si ajo ndërmjet Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, sytë e të gjithëve ishin në fushë nga dueli mes Halandit e Benzemasë. Në përballje të tilla zakonisht tentohet të mos u kushtohet vëmendje trajnerëve. Por kur flasim për dy personalit­ete si Ançeloti dhe Guardiola, natyrisht që dhe ata kanë pasur pjesën e tyre të rëndësishm­e në takimin e së shtunës. Sepse Real-siti nuk është luajtur vetëm në fushë, por është luajtur edhe në stol. Përballja e së martës ka qenë e përgjithsh­me, teksa Ançeloti dhe Pep janë bërë personazhe kryesore me një duel mjaft tërheqës mes tyre. Trajneri i Realit të Madridit e kishte të qartë se skuadra e tij duhej t’i jepte përparësi sistemit mbrojtës për të ndaluar Halandin dhe De Bryjnenë, por Ançeloti kishte gjetur një kartë shumë të rëndësishm­e, Kamavingën. Sa herë që Realit i duhej të dilte nga mbrojtja, ose kërkonte t’i shpëtonte darës së presingut të Sitit, Kamavinga ishte lojtari kyç. Guardiola, nga ana e tij, i qëndroi besnik stilit të vet, por me një detaj, duke populluar

mesfushën. Ançeloti u bëri thirrje lojtarëve të tij që të jenë shumë të vëmendshëm ndaj pasimeve filtruese të Sitit dhe kështu të neutralizo­nte Halandin. Për të frenuar norvegjezi­n, Ançeloti i kishte vendosur një shtyllë si Rydiger, teksa në rast se Halandi do ta kalonte gjermanin, në ndihmë vinin Alaba e Kros, një markim i trefishtë.

Valverde, nga ana e tij, ishte shumë i vëmendshëm ndaj De Bryjnesë, në mënyrë që belgu të mos mund të lëvizte kurrë lehtësisht dhe në hapësirë. Por goditja më e gjetur taktike e Ançelotit ishte se Kamavinga kalonte nga mbrojtës i majtë në mesfushor qendre kur Reali ishte në zotërimin e topit. Francezi u pozicionua si mesfushor

i tretë i Realit për të ndihmuar manovrën ofensive. Diçka që u pa, sidomos në pjesën e dytë. Në sulm, zgjidhja e Ançelotit ishte t’i besonte gjithçka treshes Rodrigo-benzema-vinicius, të cilët me kombinimet e tyre depërtonin herë pas here në mbrojtjen e Sitit. Guardiola, nga ana e tij, donte që ekipi i tij të kishte kontrollin e topit. Rodri dhe

Gyndoan ishin personat e ngarkuar nga Pep Guardiola për të bërë lidhjen e reparteve dhe për t’i dhënë frymëmarrj­e, veçanërish­t sulmit të Sitit. Halandi ishte pika e referimit përpara me Bernardo Silvën dhe Grilish që përpiqeshi­n të gjenin hapësira në një mesfushë shumë të populluar si ajo e Realit. Reali dhe Ançeloti me sistemin e tij mbrojtës arritën të neutralizo­nin Halandin dhe pjesërisht De Bryjnenë, sepse nga këmbët e belgut erdhi goli i anglezëve. Nga ana tjetër, baza e Guardiolës ishte Stons. Në mbrojtje, Guardiola la gjithmonë tre lojtarë, një qendërmbro­jtës dhe dy mbrojtësit e krahut për t’u marrë me Benzemanë, Viniciusin dhe Rodrigon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania