Panorama Sport (Albania)

Romario kundër Bebetos, plas lufta mes dy legjendave

-

Politika ndan atë që futbolli kishte bashkuar. Nga njëra anë Romario, nga ana tjetër Bebeto. Në një kohë miq të mëdhenj dhe binjakët e golave të së shkuarës. Por sot, ata lëshojnë akuza dhe fyerje nëpër media pa e kafshuar gjuhën për asnjë çast. I gjithë faji i ideve të ndryshme politike, pas një periudhe të shkurtër mosmarrëve­shjesh, ata i kanë kthyer në armiq të ashpër. Konflikti mes dy ish-sulmuesve, kampionë bote në "SHBA 1994", nisi pas deklaratav­e të Romarios për programin "Cheguei" drejtuar nga Zhoze Karlos Arauho, në të cilin Baksinjo e quajti ishshokun e skuadrës një tradhtar. Përgjigjja erdhi përmes kolonave të "Uol Esporte", ku Bebeto e akuzonte Romarion si egoist dhe narcisist.

IDHULLI, KUNDËR IDHULLIT "Bebeto? Tradhtari më i madh që kam njohur ndonjëherë", shpërtheu Romario kur Arauho i kërkoi një mendim për ishkolegun e tij të sulmit në një kamp të ndryshëm politik. "Ishte shoku im, një mik imi, gati një vëlla, por pasi hyri në politikë më tradhtoi", tha Romario, duke iu referuar ndryshimit të partisë që Bebeto bëri në 2021-shin, pasi milituan bashkë për "Podemos" (partia e qendrës së djathtë lindur në fundin e viteve 1990) gjatë 5 viteve. "Nuk e kuptoj përse më quan tradhtar. Në ndryshim nga ai, - replikoi ish-bomberi i Deportivo La Korunjës, - kam pasur gjithnjë një karrierë të pastër, pa polemika, ndërsa ai është shquar gjithnjë se ka menduar për veten dhe interesat e tij". Përplasja në distancë mes dy ish-shokëve rindez luftën e shkaktuar prej dy zgjedhjeve të fundit presidenci­ale, ato që panë të triumfonte e majta e "Lula"-së, mbështetës i të cilit është Bebeto prej dy vitesh dhe të djathtës së Bolsonaros, që Romario vazhdon ta mbështesë nën petkun e senatorit. Dy goleadorët që udhëhoqën Brazilin drejt titullit të kampionit të botës në 1994 në SHBA, konsideroh­eshin një prej dysheve më të mira të sulmit të historisë. Dy idhujt e "Seleçaos" formuan një dyshe edhe në nivel klubesh në dy raste gjatë karrierës së tyre, pavarësish­t se njëra për vetëm disa ndeshje me fanellat e Flamengos (në vitin 1996) dhe Vasko de Gamas (2001). Por për atë miqësi gati simbiotike, sot nuk ka ngelur më asnjë gjurmë e dy binjakeve që kanë vendosur të bëjnë një luftë në distancë me goditje të hidhura dhe fyerje të drejtpërdr­ejta ndaj tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania