Panorama Sport (Albania)

Murinjo, batuta me PSG-NË: Më kërkuan dhe s'më gjetën

-

Në sezonin e kaluar Roma e Murinjos fitonte Ligën e Konferencë­s përballë Fejnordit në finalen e luajtur në Tiranë. Në këtë sezon verdhezinj­të kanë ngjitur kategori dhe janë një hap larg finales në Ligën e Europës. Pengesa e tyre në gjysmëfina­le nuk do të jetë e lehtë, pasi bëhet fjalë për Leverkusen­in, një skuadër e transformu­ar me ardhjen në krye të ekipit të Ksabi Alonsos. Në konferencë­n për shtyp para ndeshjes ka qenë i pranishëm trajneri i Romës, Zhoze Murinjo. Si gjithnjë karizmatik, veç takimit, portugezi nuk i ka kursyer batutat, mbi të gjitha pas zërave për një kalim të tij në radhët e Paris Sg-së. "Paris Sg-ja? Nëse ata më kanë kërkuar, nuk më kanë gjetur", ka deklaruar Murinjo. Më pas ai ka folur për takimin kundër Leverkusen­it, ku do të përballet me një mik të tij si Ksabi Alonso, me të cilin kanë punuar së bashku për tri sezone te Reali i Madridit, me spanjollin një nga lojtarët e pazëvendës­ueshëm për Murinjon. "Mendoj se dy takimet kundër Leverkusen­it do të jenë kyç për sezonin. Më vjen mirë që do të kem përballë një trajner të shkëlqyer si Ksabi Alonso. Nuk jemi parë prej vitesh, por ruaj raporte miqësore me të. Ksavi ka punuar me trajnerë si Benitez, Ançeloti, Guardiola, vetë unë dhe jam i bindur se ka mësuar prej të gjithëve nga pak. Leverkusen­i i tij luan shumë mirë në kundërsulm, kanë lojtarë të shpejtë, ndaj parashikoj një sfidë të vështirë ndaj tyre", tha Murinjo. Trajneri i Romës foli dhe për gjendjen e Dibalës, duke e përjashtua­r faktin se ai mund ta nisë nga minuta e parë. "Tani që flasim nuk mund të them se Dibala do të jetë titullar. Kam përshtypje­n se jo. Por të presim deri në fund të ndeshjes", tha portugezi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania