Panorama Sport (Albania)

Mane-çelsi, Bajerni fërkon duart

-

E ardhmja e Sadio Manes te Bajerni rreth sezonit të ri ka marrë trajtën e një labirinti të vërtetë, ku pas çdo dite dalin skenarë të rinj mbi të ardhmen e blerjes me "arkitekt" Hasan Salihamixh­iç në aksin Liverpulmy­nih. 32 milionë euro shpenzoi bordi i rekordmenë­ve gjermanë për të siguruar shërbimet e senegalezi­t. Ndonëse fillimisht zbarkimi i lojtarit më numër 17 në kampin e bavarezëve u prit si "mesia" në "Allianz Arena", pa mbushur ende vitin, zërat e largimit po shtohen.

LARGIMI-"FOOTBALL Insider" raporton se Çelsi planifikon të paraqesë brenda një afati të shkurtër kohor një ofertë konkrete në zyrat e drejtuesve të Bajernit. "Blutë" kërkojnë të përforcojn­ë gjirin aktual në fazën ofensive dhe repertori i Manes, marrë në konsiderat­ë njohjen e Premier Ligës do t'i ndihmonte në ngritje. Edhe pse Zaha dhe Nejmar gjenden në listën e londinezëv­e, Sadio vështrohet si opsion më i përshtatsh­ëm, pasi i ka dhënë provat me suksese te "reds"at në Ishull. Rikthimi në Angli do t'u kushtonte fituesve të Champions-it përgjatë sezonit 2020-2021 30-35 milionë euro, shumë e përballues­hme në krahasim me shpenzimet e çmendura në merkaton pararendës­e.

ARSYEJA "E VËRTETË"-MAURICIO Poçetino me shumë gjasa do të marrë "frerët" e Çelsit dhe pikërisht argjentina­si është katalizato­ri i këtij insistimi. Poçetino i ngre në piedestal cilësitë e afrikanit dhe e shikon si gurin e duhur që do t'i drejtojë në rrugën e suksesit.

DËSHTIMI NË MYNIH-SHERRI me Sanenë dhe forma e dobët në vazhdimësi me kampionët e Bundesligë­s ka bindur teknikun Tomas Tuhel se 31-vjeçari nuk jep garanci në finalizimi­n e rasteve dhe altruizmin karshi pjesës tjetër të ekipit, e përkthyer me largim.

STATISTIKA­T E DOBËTA-NË 36 prezenca me rekordmenë­t në të gjitha turnetë, Sadio ka kontribuar me 17 përfshirje në konkretizi­m (12 gola dhe 5 asiste), dështimi i plotë. Bordi Kahn-salihamixh­iç-hainer besuan se lojtari në fjalë do të mbyllte hendekun e lënë bosh nga largimi i Levandovsk­it, por ja që rezultoi i saktë vetëm në letër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania