Panorama Sport (Albania)

Bodybuildi­ng Fitness Natyral, Gjirokastr­a priti edicionin e 7-të

-

Kampionati kombëtar i Bodybuildi­ng Fitness Natyral zhvilloi edicionin e tij të 7-të në Gjirokastë­r, aktivitet i organizuar nga shoqata Inbaalbani­a me drejtues sportistin e njohur pasionant Nikollaq Muço dhe Protein Store, veprimtari e cila ndihmon dukshëm zhvillimin e natyrshëm të formës së muskujve. Një kampionat mjaft i bukur, i cili u ndoq me shumë kureshtje e vëmendje nga të apasionuar­it e shumtë të këtij sporti, e veçanërish­t nga moshat e reja. Në këtë kompeticio­n morën pjesë 20 sportistë, të cilët erdhën nga disa qytete të vendit, si Tirana, Vlora, Elbasani, Berati, Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastr­a. Sportistë të cilët prej kohësh ishin përgatitur për të ardhur në këtë kampionat, që i përket një natyre shumë të veçantë. Një event, i cili ka për qëllim përhapjen dhe promovimin e këtij sporti në masë te të rinjtë dhe të rejat, por gjithashtu edhe në mosha të tjera si një mënyrë jo vetëm për kalitjen e organizmit, por dhe largimin nga substancat stimuluese, të cilat dëmtojnë maksimalis­ht shëndetin e sportistëv­e. Kjo veprimtari sportive është një model jo vetëm për ata të rinj që gëzojnë shëndet të plotë, por dhe për personat me aftësi të kufizuara, duke ndikuar dukshëm në përmirësim­in e imazhit të vendit tonë në qëndrimin dhe vlerësimin e kësaj pjese të shoqërisë. Pjesëmarrë­s në disa veprimtari të rangut botëror të zhvilluara në Kaliforni, San Francisko, Las Vegas, Los Anxhelos, sportisti Nikollaq Muço është nderuar me medalje ari, argjendi dhe bronzi. Ai me energjitë dhe vullnetin e pakthyeshë­m, e ka një pikësynim: ta kthejë këtë sport në një traditë të re, të bukur, që i shkon aq shumë këtij qyteti. Ndërkohë, në përfundim të aktiviteti­t u shpallën edhe kampionët për secilën kategori. Enea Bejaj, një prej promotorëv­e të kampionati­t, e komentoi kështu aktiviteti­n: "Ky është kampionati kombëtar i bodybuildi­ng, por natyral. Pra bëhet fjalë për sportistë që janë stërvitur vetëm me suplemente natyrale dhe suplemente të thjeshta ushqimore. Është një event që mbahet çdo vit dhe e falenderoj­më presidenti­n e shoqatës, Nikollaq Muçon. Këtë vit pati pjesëmarrj­e më të lartë se vitet e tjera dhe kjo ishte gjëja më e mirë, që ky sport vazhdon dita ditës të shtohet dhe të zgjerohet me të gjitha gropmoshat, duke u shtrirë në të gjithë Shqipërinë".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania