Panorama Sport (Albania)

Tirana, pa stol dhe sulm në derbi

- OLSI AVDIAJ

Tirana, në hall për forma cionin dhe zëvendësim et në derbi. Në këtë moment që flasim, bardheblut­ë janë alarm lojtarësh. Skuadra është e boshatisur aq sa Shehi në derbi zëvendësim­et do t'i ketë me pikatore. Kjo sepse në skuadër mungojnë pesë lojtarë. Dy janë të dëmtuar dhe bëhet fjalë për Patrik e Nikqin. Tre të tjerë janë të pezulluar me kartonë. Bëhet fjalë për Zhozelin Behiratçen, Ardit Hilën dhe Florent Hasanin. Shkurt një gjysmë skuadre që nuk do të jetë në derbi. Ama problemet e Tiranës për formacioni­n janë dy: sulmi dhe zëvendësim­et, të cilat janë thelbësore për skuadrën bardheblu.

SULMI - Tirana në këtë moment që flasim ka tre sulmues jashtë, të cilët deri dje kanë qenë titullarë. Hasani me kartonë të verdhë dhe dyshen e dëmtuar Patrik e Nikqi. Të tre do të ishin sulmi në këtë moment që flasim, por nuk do të luajnë. Në këto kushte mund të kemi një sulm me Abazajn, Gjumsin ose Berishën si dhe Haxhiun. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon, por mesfusha do të jetë e njëjtë, me treshen Aleksi, Deliu e Lushkja.

ZËVENDËSIM­ET - Problemi tjetër i Tiranës janë zëvendësim­et apo stoli. Në mesfushë, Shehi ka vetëm opsionin Qefalija. Në mbrojtje ka mbetur vetëm Iseni, ndërsa në sulm një prej dyshes Berisha-gjumsi. Shto këtu edhe Likën. Shkurt, bardheblut­ë kanë vetëm katër zëvendësim­e të rëndësishm­e dhe për të aktivizuar lojtarë, duhet të hedhin sytë nga akademia bardheblu. Tirana, duhet të themi të vërtetën, është në alarm lojtarësh dhe nëse e fiton këtë derbi ka bërë heroizëm. Derbi që do të luhet më 17 maj është i 170-ti që bardheblut­ë dhe "demat" do të zhvillojnë mes tyre. Të kuqtë kanë fituar 70, bardheblut­ë kanë triumfuar në 47, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar

në barazim. Tirana ka arritur të shënojë 183 gola, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 228 herë. Ëngjëll Hoti dhe Ardit Hila janë dy ishët e mëdhenj. I pari luan me fanellën e kuqe dhe do të jetë në fushë, ndërsa i dyti mbron ngjyrat bardheblu dhe është i pezulluar për këtë duel.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania