Panorama Sport (Albania)

Në stadium... me pasaportë me vete

-

Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave për derbin Tiranapart­izani që zhvillohet në kryeqytet javën e ardhshme. Ndeshja në fjalë krijon shumë interes dhe mbledh gjithmonë një numër të madh tifozësh të të dyja skuadrave, të cilat jo rrallë kanë krijuar edhe probleme të rendit publik brenda dhe jashtë impiantit.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve të futbollit "Partizani" dhe "Tirana". Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteti­t, janë:

- Rruga "Lek Dukagjini", përreth stadiumit, rruga "Dervish Hima", rruga "Gjergj Filipi", rruga "Papa Gjon Pali II", nga kryqëzimi me rrugën "Ismail Qemali" deri te stadiumi "Air Albania", bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga Presidenca deri te sheshi "Nënë Tereza". Rrugëkalim­et e tifozëve do të jenë si më poshtë:

- Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës "Muhamet Gjollesha" me rrugën "Artan Lenja", përgjatë rrugës "Muhamet Gjollesha", rruga "Sulejman Delvina", "Libri Universita­r" pas Presidencë­s rruga "Gjergj Filipi" - stadiumi;

- Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi "Skënderbej", bulevardi "Dëshmorët e Kombit, rruga "Bajram Curri", rruga "Papa "Gjon Pali" - stadiumi.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligj­shme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknik­e etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifiki­mi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifiki­mi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestari­t (shoqëruar me dokument). Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë, të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifiku­ar nga policia, si tifozë problemati­kë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania