Panorama Sport (Albania)

Shensoi përgatit ndryshime, Trumçi: Garë e hapur

Mbrojtësi i Bylisit: Prodhojmë raste pafund, por kemi marrë vetëm një penallti

- ERJON SALIU

Bylisi po vijon përgatitje­t për sfidën e radhës në kampionat, ku mallakastr­iotët do të përballen me Erzenin në “Niko Dovana”, të mërkurën pasdite. Në fakt, kjo periudhë ndërprerje­je e garës duket se i vlen shumë skuadrës së Bylisit, edhe për faktin se lojtarët rikuperohe­n dhe janë më të freskët për sfidën e radhës, e cila do të jetë vendimtare për synimin mbijetesë. Trajneri Naxhi Shensoi në mungesë të një ndeshjeje miqësore dhe për shkak se duhet të ruajë lojtarët që të mos dëmtohen, ka zgjedhur që të zhvillojë ndeshje brenda grupit. Ballshiotë­t, ndryshe nga sfidat e mëparshme, pritet që të jenë me grup të plotë në takimin ndaj shijakasve, madje trajneri Naxhi Shensoi pritet që të hedhë në fushë 11 më të mirët në këtë finale të sezonit, ku Bylisi do të luftojë fort për tri pikët. Stafi teknik po punon shumë me aspektin psikologji­k të skuadrës. Një vëmendje të madhe po i kushton sulmit, që është reparti më problemati­k, pasi ka vuajtur në shënimin e golave, sidomos në pjesën e dytë të sezonit, ku me dëmtimin e Antonit e Felipe

Souzës, mallakastr­iotët kanë vuajtur shumë gjetjen e golave. Nuk është çudi që të ketë lëvizje në skemën taktike, me kalimin në majën e sulmit të Zho Santos, pasi ka eksperienc­ë, por është edhe një lojtar teknik. Aleksandër Trumçi, shkodrani, që këtë sezon ka luajtur si titullar në elitë dhe është një nga lojtarët më të aktivizuar, ka folur në një prononcim për “Panorama Sport”: “Nuk është se kemi luajtur keq, por renditja është e gënjeshtër­t për Bylisin. Ky është një realitet i hidhur për ne dhe unë besoj se kthesa do të vijë në sfidën e radhës. Bylisi do të vazhdojë që të jetë ajo skuadër, e cila do të luajë mirë, duke respektuar veten dhe fanellën, por edhe garën e Superiores. Unë kam besim se fati do të jetë me ne në këto takime, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë. Jemi skuadra që ka prodhuar më shumë raste dhe nuk ka shënuar gola, por edhe që gjatë gjithë sezonit kemi marrë vetëm një penallti. Këto janë katër takime që vlejnë sa një sezon, të punojmë dhe të bashkuar t’ia dalim, sepse gara është më e hapur se kurrë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania