Panorama Sport (Albania)

Rrëfimi i Gjokës: Lufta për mbijetesë nuk i shkon Kukësit

-

Ernest Gjoka mbylli aventurën e tij në Arabi dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri ku po shijon pushimet. Në një intervistë për emisionin "Panorama Sport" në "Panorama TV", ish-trajneri i Superiores ka analizuar kampionati­n shqiptar, skuadrat e Superiores, si edhe është ndalur tek e ardhmja.

FINALJA E KUPËS - "Ishte e pritshme dhe pse janë të vështira, sepse është punë interpreti­mi. Ajo që ka bërë më mirë është Egnatia, pasi ka lojtarë me shumë cilësi dhe po bën mirë në kampionat. Ishte e vështirë, sepse kishte rezultat të barabartë, por nga Vllaznia pritej më shumë. Duhej të ishte në garë për titull. E meritoi Egnatia dhe bëri shumë mirë".

VLLAZNIA - "Po vuan më shumë seç duhet, se ne si Vllazni bëjmë gjithçka. Duhet të jetë më pragmatist­e dhe të jetë me reale në kampionat. Duhet të ishte më e fortë në Kupë. Është vështirë të analizohet nga jashtë. Nuk është veç ajo që shohim, por janë dhomat e zhveshjes. Kam parë që Vllaznia mundohet të jetë e bukur, por jo rezultativ­e. Futbolli modern është pragmatist dhe jo i bukur. Fundi duhet të jetë me trofe".

EGNATIA - "Me daljen në finale, me cilësinë dhe me anën psikologji­ke. Nuk ka shumë eksperienc­ë, por ka cilësi dhe me ardhjen e Duamenës e Kasës, ka cilësi. Nuk ka fanellë të rëndë, por ka peshë të rëndë si skuadër".

TEUTA-TIRANA - "Kur fiton 3-0 nuk ndodh asgjë tjetër. Tirana nuk është skuadër që pëson 4 gola".

DERBI - "Kampionati­n sivjet nuk e kam ndjekur shumë, por është i fortë dhe dy skuadrat që duan të dalin kampione kanë nga 8 humbje dhe kjo është unike. Janë dy skuadra për një titull. Nëse i shohim me kujdes, Partizani është në moment të mirë psikologji­k dhe me skuadër të plotësuar. Disavantaz­hi është që Partizanit i duhet patjetër ndeshja dhe kjo e bën të gabojë. Tirana ka disavantaz­h humbjen e lojtarëve në një pikë kyçe të sezonit dhe bëhet e vështirë".

SULMUESIT - "Jemi një kampionat modest dhe nuk kemi shumë cilësi. Ato 2 që kemi duhet t'i mbajmë mirë. Hasani është një nga më të mirët në kampionat dhe i mungon. Mungon Hila, që ka krijuar profil në mesfushë, por edhe një mbrojtës si Behiratçe. Është Abazaj si aset i futbollit shqiptar, por i dëmtuar. Avantazhi i Tiranës është që janë të qetë dhe nëse janë dinakë, luajnë për dy rezultate. Me barazim Tirana do të rrijë 2 pikë para, por në këtë kampionat dilet kampion me gjysmë pike më shumë".

TITULLI, EUROPA E MBIJETESA - "Lufta është e plotë. Egnatia ka disa pikë që i japin garanci, por nga ana matematiko­re vendi i tretë është i hapur. Do të jetë luftë e fortë. Edhe më e fortë do të jetë për vendet e fundit dhe ky kampionat nuk të le të marrësh frymë, sepse lufta për kampionat, Kupë e rënie nga kategoria. Do të shohim gjëra të bukura këto javë, por nuk mund të japim verdikt".

KAMPIONË - "Nuk e themi dot. Po them se Partizani fiton këtë javë, por ka 3 javë të vështira. Edhe Tirana nëse fiton ka 3 javë të vështira. Derbi është hap madhor drejt titullit dhe jo përfundimt­ar. Edlir Tetovës iu dha besim, por iu hoq, erdhi Duro dhe iku. Skuadra po rritet. Egnatian e kam parë me cilësi, por jo me stofin e liderit, është skuadër e organizuar, por jo si Tirana e Partizani, sepse kanë vite eksperienc­ë. Shpresoj të vazhdojnë kështu. Duhet edhe e ardhmja".

KASTRIOTI - "Është modeste. Ka dhënë maksimumin. Ai që erdhi pas Çelës nuk arriti të bëjë asgjë. Çela më duket si vëllai binjak i Kastriotit, që vjen i jep një dorë sa herë ka nevojë".

SURPRIZA - "Prisja Vllazninë dhe nuk mund të anashkaloj Kukësin, që në dekadën e fundit i ka dhënë ngjyrë dhe ka qenë xhaketë e rëndë për futbollin shqiptar. Nuk i shkon Kukësit kjo lufta për mbijetesë".

FLAMURTARI - "Kam 10 vite që kam ikur nga Flamurtari kur sollëm Kupën e fundit. Më vjen keq, sepse ka pasur probleme. I duhet Superiores një ekip si Flamurtari, sepse nëse ka 4-5 ekipe "relike" në Superiore, është Flamurtari një ndër to. Duhet Apolonia, Dinamo, Skënderbeu. Trajnerët e huaj i marrim për eksperienc­ë dhe jo për lojëra. Gazeta Panorama u kënaq me sherrin e tyre, kultura braziliane e italiane. Harruan për çfarë janë. Flamurtari i duhet Superiores dhe më vjen shumë keq. Lufta nuk ka mbaruar. Mund ta arrijë ndoshta".

KARRIERA - "Për momentin jam pushim. Erdha nga një eksperienc­ë e madhe në Arabi. Është treg i madh dhe donte që klubi të mbijetonte. Ishim 18 trajnerë nga e gjithë bota. Vetëm 2 shqiptarë ishim atje, unë dhe Cikalleshi. U bënë 3 vjet që nuk jam në Superiore. Janë bërë shumë ndeshje në Europë e Ballkan apo Arabi. Mund të vijë një moment që një ekip të ketë nevojë për këtë eksperienc­ë. Do të pranoja oferta. Jam trajner i dalë nga Superiorja dhe eksperienc­ën që e marrim duhet ta sjellim në Shqipëri. Këtë përvojë që po marrim duhet ta sjellim".

KUKËSI - "Çdo gjë mund të ndodhë. Shkoj kudo që ka vizion dhe ambicie për të arritur diçka më lart".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania