Panorama Sport (Albania)

Dikson: Dinamo e meritoi, por pësuam shumë gola

“Kam një kontratë me klubin, jam gati të luaj në Superiore”

- FATJON RUPI

Nga shpresat për titullin tek e ardhmja, rrëfehet mbrojtësi

Dikson Eçe Idakuo nuk mendon të largohet nga Dinamo. Ka një kontratë dhe është gati që të qëndrojë në elitë. Shpreson vetëm që këtë herë historia të jetë ndryshe, jo si dy sezone më parë. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, një nga mbrojtësit kryesor të bluve, analizon ecurinë e këtij kampionati. Ngjitjen e quan më shumë se të merituar, por i kompletuar do të ndihej nëse marrin edhe titullin. “Jam i lumtur që arritëm objektivin kryesor. E merituam ngjitjen. Kemi një skuadër me kualitet dhe një pjesë të mirë të sezonit kemi kryesuar. Gjatë rrugës pati vështirësi, sepse gara ishte mjaft e fortë. Ishin disa skuadra që luftuan fort për të kapur elitën. Por e ritheksoj, Dinamo e ka merituar gjithçka ka arritur, madje mund të merrte më shumë. Unë ‘specialist’ i ngjitjes në Superiore? Jo, nuk është kështu. Çdo gjë e kemi bërë si skuadër, suksesi është arritur nga të gjithë bashkë”, tha fillimisht afrikani, që një sezon më parë ngjiti edhe

Erzenin në elitë.

MBROJTJA - Objektivi i ngjitjes në elitë për Dinamon u vështirësu­a edhe për faktin se kjo skuadër ka pësuar më shumë gola në raport me rivalët. Blutë kanë pësuar 22 gola, një shifër shumë e lartë, po të kemi parasysh se

Skënderbeu ka pësuar 13 gola dhe Flamurtari 15 gola. “Po, janë shumë gola të pësuar. Mbrojtja natyrisht ka përgjegjës­itë e saj, por nuk është vetëm mbrojtja. Sepse futbolli është një sport kolektiv, që mbrohet si skuadër dhe sulmohet si skuadër. Për

fat të mirë kemi arritur të sigurojmë ngjitjen në elitë dhe golat e pësuar nuk kanë shumë rëndësi”, u shpreh për këtë temë nigeriani.

LUZI - Për ndeshjen e fundit të kampionati­t me Luzin në transfertë, Dikson paralajmër­oi se do të futen në fushë vetëm për fitore, duke shpresuar te ndalesa e Skënderbeu­t. “Ne do të përpiqemi ta mbyllim këtë kampionat në mënyrën më të mirë, me fitore. Pastaj, nëse Skënderbeu gabon dhe shpallemi kampionë,

do të jetë shumë bukur për ne”, evidentoi 28-vjeçari.

E ARDHMJA - A është gati Dikson që pas disa sezonesh në Kategorinë e Parë, të luajë në Superiore? Vetë futbollist­i përgjigjet: “Unë kam kontratë me Dinamon dhe dua ta respektoj atë. Nuk mund të them më shumë se kaq për momentin. Personalis­ht, e ndiej veten gati që të luaj në Superiore me Dinamon, por kjo është një çështje që nuk mund të diskutohet tani”.

 ?? ?? Dikson Eçe Idakuo, mbrojtësi 30-vjeçar kur prezantohe­j te Dinamo
Dikson Eçe Idakuo, mbrojtësi 30-vjeçar kur prezantohe­j te Dinamo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania