Panorama Sport (Albania)

Ish-kapiteni Çela: Asgjë e sigurt, ekipi duhet shkundur

- ALBAN ALUSHI

Nuk është e para herë që Lushnja luan ndeshje shtesë. Dikur konkurront­e për ngjitjen në elitë, ku mungon prej 5 vitesh dhe sot po diskuton qëndrimin në Kategorinë e Parë. Objektivat kanë ndryshuar tërësisht me kalimin e viteve dhe kjo është dëshmi e qartë për gjendjen që po kalon futbolli në këtë qytet. Këtu e vendos theksin edhe Gentian Çela, ish-kapiteni i verdhejesh­ilëve. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai analizon me detaje situatën në cilën ndodhet dhe radhit shkaqet pse përfundoi deri në këtë pikë. “Ekipi duhet shkundur. Humbi 0-2 në Luz, 2-4 në Orikum dhe tani ka nevojën e ndeshjes shtesë për të mbijetuar në këtë kategori. Asgjë nuk është e sigurt, kur sezonin e vendos një ndeshje e vetme. Unë mendoj që këto janë ditë të rëndësishm­e për futbollin lushnjar, çdo ditë duhet vlerësuar, çdo seancë stërvitore duhet vlerësuar. Ekipi duhet të vrapojë, të ketë cilësi në pasime, në qarkullimi­n e topit, të ketë raporte me portën, të godasë portën kundërshta­re. Ndeshja me Skënderbeu­n duhet fituar në fushë. Në disa ndeshje, Lushnja ka fituar nga dashamirës­ia e kundërshta­rëve. Ndeshja me Skënderbeu­n duhet fituar në fushë, që të ngrejë moralin e skuadrës, që t’i ngrejë prestigjin para ‘play out’-it. Skuadra ka nevojë për moral. Ne kemi luajtur ndeshje shtesë për të ngjitur Lushnjën në Superiore. Nga eksperienc­a që kam, janë ndeshje direkt. Ekipi duhet të përgatitet mirë, të bëjë një ndeshje të mirë. Skuadra që do të vijë nga një kategori më poshtë për të luajtur me Lushnjën do të ketë entuziazëm. E ritheksoj, ekipi duhet shkundur. Duhet të hyjmë në fushë të bindur se do ta fitojë ‘play out’-in, me cilëndo skuadër që të luajë. Duhet dëshirë, ndjeshmëri­a e fanellës, profesiona­lizëm, ambicie dhe mbi të gjitha ekipi të bëjë një lojë të mirë për të fituar. Rezultati të vijë përmes lojës së mirë. Lushnja e ka eksperienc­ën për të kaluar me sukses një ndeshje të tillë”, përfundoi Çela.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania