Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Mundim Burrelin, skandal nëse krenohemi me mbijetesën

- FERIZ FERIZAJ

Besa ka hedhur një hap të madh drejt shpëtimit. E megjithatë, totalisht të qetë nuk mund të jenë. Kanë edhe një ndeshje për të luajtur, për të siguruar matematiki­sht qëndrimin në Kategorinë e Parë. Janë dukshëm të favorizuar përballë Burrelit, pasi u mjafton një barazim. I bindur për mbijetesën është edhe Edmond Hoxha, i cili paralajmër­on se do ta fitojnë javën e fundit dhe nuk do t’i lënë asgjë rastësisë. Teksa flet për “Panorama Sport”, sulmuesi thotë: “Fitorja në Korçë ka rikthyer qetësinë, sigurinë dhe normalitet­in në ekip. Po vijojmë stërvitjet me një atmosferë të mirë, ku secili prej nesh ndihet i çliruar nga çdo presion psikologji­k. Përtej momentit që po kalon Skënderbeu, u mundëm me meritë. Treguam se çfarë force reale kemi dhe që nuk e meritojmë këtë situatë”. Kavajasit kanë evituar miqësoret në fundjavë, pasi u tremben dëmtimeve. Nuk duan të rrezikojnë para përballjes me matjanët dhe aq më pak të gabojnë si me Orikun. “Nxorëm mësime nga ajo humbje me Orikun dhe të njëjtin gabim nuk e bëjmë më. Harrojeni këtë. Nuk dyshoj se Burrelin e pret humbja dhe cilido ekip të ishte... Nëse do ta kishim evituar atë ndalesë me Orikun, sot do të ishim në të tjera pozita dhe javën e fundit do e luanim për qejf. Por realiteti është krejt tjetër. Një humbje, na çon në ‘play out’. Mund të thoni se edhe barazimi na vlen, por nuk do ta mendojmë këtë. Le të marrin maksimumin e pikëve dhe ta mbyllim sezonin të paktën dinjitoze. E dimë se një emër si Besa, nuk mund ta quaj sukses shmangien e ‘play out’-it. Do të ishte skandal nëse krenohemi me këtë gjë. Por analizën përse nuk e arritëm objektivin ‘Superiore’, do të bëhet sigurisht pas mbylljes së kampionati­t. Për momentin duhet të jemi të përqendrua­r vetëm te sfida e fundit”, përfundon Hoxha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania