Panorama Sport (Albania)

Labëria është cinike, një gol i Muçajt eliminon Butrintin

Vlonjatët marrin premio, Laluci: Të kalojmë edhe Pogradecin

-

Labëria mposht Butrintin në “play off” dhe vijon rrugëtimin për të tentuar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Heroi i takimit ishte Ledion Muçaj. Vlonjatët festuan jo vetëm fitoren, por “ngrohën” edhe xhepat. Pas kualifikim­it drejtuesit shpërndanë një milion e gjysmë lekë premio. Ndeshja ishte e tensionuar, ndërsa Agolli nuk kurseu as kartonët, plotë 11 të verdhë dhe 1 të kuq.

NDESHJA - Labëria e nis lojën në sulm, por Llojaj vetëm për vetëm me Andersonin nuk tregohet i saktë. Labët kërkojnë me çdo kusht që të zhbllokojn­ë dhe në të 13-ën ia dalin. Llojaj shërben për Miranin në zonë që prek shtyllën dhe kthehet në këmbët e Muçajt, i cili nuk e dal këtë mundësi. Pas 10 minutash është Qejvani që brenda zonës ka një mundësi të artë, por bën detyrën Anderson. Labët janë më kërkues, ndërsa sarandjotë­t duken të çoroditur. Mirani dhe sërish Qejvani bëhen protagonis­të në vijim, por nuk kanë shënjestrë­n e duhur. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e vendësve. Në pjesën e dytë, Labëria do të shihej më kërkuese. Në minutën e 56-të, Mirani ka një rast të pastër, përballë Andersonit, por topi devijohet jashtë. Provon edhe Qejvani nga distanca, por pa rezultat. Butrinti luan ashpër me braziliani­n Kamilo që shpesh shtynte kundërshta­rët, duke ndezur gjakrat, aq sa për ofendime nga stoli Aliaj doli me të kuq. Kapo, i sapofutur në lojë, kishte një rast ideal, por pa sukses. Në minutat shtesë do të shpërdoron­te edhe Çapoj. LALUCI - Pas ndeshjes, për “Panorama Sport”, drejtori i klubit, Vangjel Laluci, tha: “Të kënaqur nga kjo fitore. Ishte një ndeshje e vështirë, por dominuam krejt takimin. Tani na mbetet për të parë ndeshjen e radhës me Pogradecin. Nëse do ta kalojmë, do të mendojmë pastaj për ngjitjen. Na duhet t’i marrim takimet me radhë dhe të motivuar si në këtë ndeshje të parë”. ERMAL SIKA

 ?? ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania