Panorama Sport (Albania)

Pogradeci likuidon Devollin

Tension dhe të kuq, bilishtarë­t rezistuan gati një pjesë në “Gjorgji Kyçyku”

- REDI DANDALLAKU

Liqenorët fitojnë 3-1 dhe kalojnë në fazën tjetër të “play off”-it

Pogradeci likuidon Devollin. I shënon tre gola dhe shkon në fazën tjetër të “play off”-it. Kundërshta­ri i radhës që duhet të kalojë për të ëndërruar ngjitjen, është Labëria. Një penallti e Shytit dhe golat e Henrikes e Shkullakut kanë mjaftuar për të dalë fitimtarë në derbin e juglindjes.

NDESHJA - Në “Gjorgji Kyçyku” ndeshja nisi me miqtë në sulm. As dy minuta dhe një topi i humbur i Shkulaku në mesfushë, për pak sa nuk solli golin. D.kame shmang dy qendërmbro­jtës dhe godet fort me të majtën, por Baçi largon rrezikun në këndore. Liqenorët sa i “ndezi” ky rast dhe shtojnë sulmet. Ivani ka tri mundësi të mira, por goli nuk duket. Sulmuesi bëhet protagonis­t edhe në momentin e tensionit, pas një të verdhi që mori. Pati shtyrje mes lojtarëve në fushë, por qetësia u vendos nga forcat e policisë dhe stafet përkatëse. Loja është e ashpër dhe faullet nuk kanë të sosur. Në të 34-ën e pëson

Çuko. Ndërhyn pas Çirkoviç dhe kjo i kushton të kuqin. Edhe pse me 10 lojtarë, Devolli mundohet të rezistojë. Por kjo zgjat derisa nuk jepet ajo penallti në të 40-ën, kur Lamellari ndërhyn ndaj Këndezit. Nga pika e bardhë gjuan Shyti dhe nuk e fal. Kjo pjesë nuk do të mbyllej këtu,

pasi në shtesë vjen goli i sigurisë. Berberi vjen me sprint nga e djathta dhe shërben për Henrikën, që brenda zonës është i pagabueshë­m. Në shifrat 2-0 Pogradeci shkon më i qetë në pushim. Vetëm tre minuta nga fillimi i fraksionit të dytë, Berberi i jep një asist perfekt Shkulakut,

që i vetëm përballë portierit godet me të majtën dhe shënon për 3-0. Për Devollin do të kishte edhe një gol me penallti në të 60-ën, që e fiton D.kame dhe e çon në rrjetë Nallbati. Por vlejti vetëm për statistikë, pasi liqenorët menaxhuan më së miri fitoren deri në finish.

 ?? ?? Moment tensioni në “Gjorgji Kyçyku”
Moment tensioni në “Gjorgji Kyçyku”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania