Panorama Sport (Albania)

Garë e fortë për Finalet, reagojnë Uorriors e Niks

Brunson udhëheq Nju Jorkun në gjysmëfina­len kundër Majemit

-

NBA/ Seria ngushtohet 2-3, Kërri fantastik ndaj Lejkërsave

Në NBA janë luajtur dy ndeshjet e radhës gjysmëfina­le të “play off”-it të konferenca­ve. Golden Stejt dhe Nju Jorku kanë arritur të reagojnë në ndeshjet e pesta, për ta ngushtuar serinë në 23 respektivi­sht kundër Lejkërsave dhe Majemit. Tashmë për të përcaktuar kualifikim­in do të duhen minimalish­t ndeshjet e gjashta.

UORRIORS-LEJKËRS 121-106 (2-3) – “Warriors” luftojnë, fitojnë dhe mbajnë gjallë shpresat e finales në sfidën kundër Lejkërsave. Kështu mund ta përkufizoj­më shkurtimis­ht paraqitjen e Golden Stejt, që zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ndaj skuadrës nga Los Anxhelosit, për ta ngushtuar serinë 2-3. Djemtë e trajnerit Kerr nisin fuqishëm, mbyllen përpara në çerekun e parë dhe arrijnë në +11 në gjysmën e sfidës, duke shkuar në pushim me avantazhin 7059. Në pjesën e dytë vendësve u mjaftoi vetëm të kontrollon­in shpërthime­t e kundërshta­rit për të vulosur suksesin në shifrat 121-106, me takimin e gjashtë që tashmë do të zhvendoset në fushën e Lekërsave. Protagonis­ti kryesor i triumfit të Golden

Stejt ishte pa dyshim Stef Cërri, autor i 27 pikëve, 8 asistimeve dhe 3 ribaundeve, por këtë herë me një përqindje të pazakontë negative në finalizime­t për 3 pikë, me 3 gjuajtje të sakta nga 11 tentativat që ndërmori. Pas tij më të mirët për të zotët e shtëpisë ishin Uigins me 25 pikë dhe Draimond Grin me 20 pikë me 10 ribaunde. Për Lejkërast rendimenti­n më të lartë e kishte i zakonshmi Lebron Xhejms me 25 pikë, 9 ribaunde dhe 3 asiste, i ndjekur nga Devis me 23 pikë, 9 ribaunde dhe 3 asiste. Për Devisin në fund pati edhe momente frike, teksa u godit në mënyrë të pavullnets­hme në fytyrë nga Lonei, duke u larguar me karrocë nga parketi, por pas ekzaminime­ve nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Tashmë Lejkërsat do të përpiqen të shfrytëzoj­në “match pint”-in në shtëpi në ndeshjen e gjashtë gjysmëfina­le në Perëndim.

NIKS-HIT 112-103 (2-3) - Rikthim i fuqishëm edhe për Nju Jorkun, teksa zhvilloi një ndeshje fantastike në shtëpi ndaj Majemit në gjysmëfina­let e Konferencë­s së Lindjes. Pas periodës së parë të dominuar nga Majemi (1424), “Knicks” gjetën forcat dhe e bënë diferencën në dy periodat e radhës, duke i fituar ato bindshëm 36-23 dhe 34-27, për ta menaxhuar më pas avantazhin në 12minutësh­in e fundit. Edhe pse miqtë u afruan deri në -4 pikë, gjithçka më pas u mbyll 112-103 për Niks. Njeriu i ndeshjes në suksesin e njujorkezë­ve ishte Xhalen Brunson, i cili regjistroi 38 pikë, 9 ribaunde dhe 7 asiste. Shkëlqyen edhe RJ Berret me 26 pikë dhe Randëll me 24. Këta tre lojtarë ishin të vetmit që prekën kuotë dyshifrore pikësh për vendësit. Për Majemin Batler realizoi 19 pikë, Adebajo 18 dhe Robinson 17. Por tashmë në ndeshjen 6, Hit do të kenë avantazhin e fushës, teksa do të kërkojnë që t’i mbyllin llogaritë e kualifikim­it para publikut të tyre dhe të kalojnë në finalet e “play off”-it.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania