Panorama Sport (Albania)

Turneu ndërkombët­ar i shahut rapid “Tahir Sali Bajraktari”, shkëlqen Aleksandër Xhembulla

177 shahistë konkurruan në evenimenti­n e mbajtur në Tiranë

-

Tirana priti turneun ndërkombët­ar të shahut rapid “Tahir Sali Bajraktari”, një eveniment në kujtim të trajnerit dhe njërit prej themeluesv­e të ekipit të shahut “Valbona” të Bajram Currit, veteranit Tahir Bajraktari, që u nda jeta para pesë vitesh. Në këtë turne morën pjesë 177 shahistë nga Shqipëria (117), Kosova (38), Maqedonia e Veriut (10), Mali i Zi (4), Serbia (4) dhe Italia (4). Ndër shahistët e titulluar kishte 5 mjeshtër ndërkombët­arë (IM), 5 mjeshtër të FIDE-S (FM); 1 WFM, 1 WCM dhe 1 AIM (Arena Internatio­nal Master). Gjithashtu merrnin pjesë 8 femra. Turneu në fjalë qe një festival i vërtetë i shahut në Shqipëri, pasi asnjëherë tjetër nuk është zhvilluar ndonjë turne ndërkombët­ar apo kombëtar qoftë, me pjesëmarrj­e kaq të gjerë. Për këtë merita i takon në radhë të parë familjes së nderuar “Bajraktari” të Tropojës, që ishte dhe sponsorja e kësaj veprimtari­e të bukur. Për organizimi­n e këtij turneu ndihmuan fuqimisht shahisti dhe kryetari i klubit “Valbona” Vladimir Katana, djali i të ndjerit Tahir, Fatmir Bajraktari; vëllai i Tahirit, Besnik Bajraktari (kryetar i FSHSH-SË në vitet 2009-2016) dhe anëtari i FSHSH-SË, i palodhuri Kristaq Andoni, që ishte gjithashtu kryegjyqta­ri i këtij turneu. Punë të lavdëruesh­me bënë edhe gjyqtarët Besnik Berisha (Kosovë), Fatmir Gërguri (Kosovë) dhe Pandi Borova (Tiranë). Para fillimit të garës përshëndet­i në emër të familjes Bajraktari, Fatmir Bajraktari, ndërsa i ftuari i nderit, mjeshtri dhe pesë herë kampioni i Shqipërisë, veterani 75-vjeçar Vangjel Adhami, kreu në mënyrë simbolike lëvizjen e parë të të bardhit në pesë tavolinat e para. Pretendent­ë

për vendin e parë (duke u nisur nga shkalla e fortësisë Elo) qenë kampioni kombëtar Llambi Pasku, mjeshtrit ndërkombët­arë Seitaj dhe Ashiku, FM Endrit Uruçi (Kosovë), FM Zino Veleshnja, italiani Luka Albertini, IM Todoroviç (Serbi), FM Suljoviç (Serbi), Besim Uruçi (Kosovë), FM Lorenc Rama, Ramë Rama (Kosovë), Riza Bregu etj. Jashtë çdo parashikim­i befasinë më të këndshme të këtij

turneu na e dha 17-vjeçari i klubit “Partizani” Aleksandër Xhembulla (Elo 2083; i vendosur paraprakis­ht në vendin e 19-të të renditjes së lojtarëve sipas fortësisë Elo), që zuri vendin e parë me 8 ½ pikë në 9 takime duke barazuar vetëm me kampionin Llambi Pasku. Ai është stërvitur nga trajneri i apasionuar Arjan Bllaca. Shahisti i ri Xhembulla zhvilloi një lojë të arsyeshme dhe u tregua shumë gjakftohtë edhe në situatat më të vështira. Një djalosh me shumë të ardhme në shah. Në vendin e dytë u rendit kampioni ynë IM Llambi Pasku me 8 pikë dhe në vendin e tretë FM Zino Veleshnja me 7 ½ pikë. Po 7 ½ pikë mori edhe FM Endrit Uruçi i Kosovës (Elo 2319), që u klasifikua i katërti. I zhgënjyer mbeti nga ky turne IM Franc Ashiku, që me humbjen në turin e fundit zbriti në vendin e 12-të. Nga të rinjtë rezultat shumë të lartë mbërriti 15-vjeçari Ergit Ramaj, djali i mjeshtrit të mirënjohur Lorenc Ramaj, i cili me 6 ½ pikë zuri vendin e trembëdhje­të. Rezultate mjaft të mira patën edhe shahistët e njohur Çlirim Guxho (vendi i 11të), Agim Hoxha (vendi i 14të)

dhe K/mjeshtri veteran i Flamurtari­t të Vlorës Ferdinand Bezhani (73 vjeç, vendi i 18-të). Nga femrat, 14 herë kampionia Eglantina Shabanaj (WCM; Elo 1987) u rendit e para me 6 pikë, duke zënë vendin e 30-të në klasifikim­in e përgjithsh­ëm. E dyta u rendit 17-vjeçarja e mirënjohur Klean Shuqja (WFM) me 5½ pikë (vendi i 49-të) dhe e treta Eklea Omeri me 5 pikë (vendi i 62të). Përshtypje shumë të mirë la në këtë turne nxënësja e klasës së pestë, 11-vjeçarja Ajlin Ndreko (Tiranë), që luajti me forcë dhe siguri, duke fituar tri pikët e para në një turne ndërkombët­ar. Formati i këtij turneu qe Rapid 10’+5’’ bonus për lëvizje me 9 raunde dhe i reitinguar në FIDE. Çmimet për 6 vendet e para varionin nga 300€ (treqind) në 30€ (tridhjetë) dhe 100€ për vendin e parë të femrave. Përfundimi me sukses i këtij turneu të madh të shahut rapid në Tiranë me siguri që do të na shërbejë dhe nxisë për ta zhvilluar në të ardhmen, krahas turneve të blicit dhe rapidit, edhe turne të tjera ndërkombët­are të shahut klasik. GJERGJ M. ZAVALANI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania