Panorama Sport (Albania)

Luis Hamilton: Dominimi i Red Bullit dëmton Formulën 1

“Mungesa e konkurrenc­ës po largon tifozët nga ky sport”

- ARTIN LLESHAJ

Britaniku ngre alarmin: F1 nuk tërheq sa NFL apo NBA

Luis Hamilton nuk është nga ata që i thonë gjërat sa për të thënë. Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 gjithnjë ka bërë bujë me deklaratat e tij të drejtpërdr­ejta. Së fundmi në një intervistë për mediat britanike, fjalët e pilotit tingëllojn­ë si një alarm i plotë. Dhe kjo ka të bëjë jo vetëm me të tashmen, por edhe me të ardhmen e Formulës 1. Në rrezik, sipas pilotit të Mercedesit, është humbja e tifozëve dhe e popullarit­etit të Formulës 1 për shkak të dominimit të Red Bullit, dominim i cili rrezikon të zgjasë për një kohë të gjatë, nëse rivalët kryesorë, nga Ferrari te Mercedes, nuk reagojnë menjëherë. Kështu edhe një herë, tema është ajo që gjatë viteve të fundit është përpjekur të trajtojë edhe vetë federata, duke modifikuar rregullore­n në disa raste pikërisht me synimin për t’i rikthyer Formulës 1 atë spektaklin që vitet e fundit ka humbur disi. Një rrezik që tani, sipas anglezit, duket se do të shfaqet sërish me fuqinë dominuese të skuadrës austriake, që është shumë përpara rivalëve. Këtë gjë e konfirmojë qartë edhe statistika­t, ku më domethënës­ja diferenca me 122 pikë mes skuadrës së Vershtapen­it dhe Perezit nga ndjekësi më i afërt, që për momentin është Aston Martin. “Sigurisht që nuk më takon mua të bind spektatorë­t të shikojnë një sport mbi një tjetër – paralajmër­oi Hamilton – por nëse do të më duhej të flisja si tifoz dhe jo si pilot, mund ta kuptoja pse për momentin sporti ynë nuk është aq tërheqës sa ndoshta NBA ose NFL. Vitet e fundit janë bërë përpjekje për të zbutur diferencat, por duket se nuk mjafton kurrë. Red Bulli për momentin duket i pakapshëm dhe Formula 1 rrezikon shumë nga ky dominim”, është shprehur Luis Hamilton. Piloti i Mercedesit në botërorin aktual renditet në vend të katërt, teksa regjistron 56 pikë. Ndonëse jemi në pjesën e parë të kampionati­t, dyshja e Red Bullit, Vershtapen-perez kanë marrë arratinë me holandezin në vend të parë me 119 pikë, ndërsa meksikani renditet i dyti me 105 pikë. Pas tyre qëndron Fernando Alonso në kuotën e 75 pikëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania