Panorama Sport (Albania)

Rabio akuzon: Nuk e di pse arbitri nuk dha penallti...

Kapiteni Leonardo Bonuçi doli i dëmtuar: Ia bëmë ne gjërat e lehta Seviljes

-

Juventusi është ndalur në një barazim 1-1 me Seviljen, të siguruar vetëm në minutën e 97-të falë golit të Gatit. Por bardhezinj­të kanë dalë të inatosur nga fusha me gjyqtarin gjerman, Daniel Zibert. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ky i fundit, ashtu si edhe VAR-I, nuk vlerësuan si një ndërhyrje të parregullt atë të Badusë ndaj Rabiosë në zonë. Nga përsëritje­t dukej se futbollist­i i Seviljes kishte goditur këmbën e lojtarit të Juventusit dhe Rabio tregoi pasojat e asaj goditjeje për “Sky” pas përfundimi­t të sfidës. Ai shfaqi këmbën e tij ku kishte plagët e ndërhyrjes me taka të lojtarit të spanjollëv­e. “Ai kapi këmbën time kur po gjuaja, ia tregova edhe gjyqtarit, por asgjë. Edhe tani që po flasim, dhimbjet janë të forta në këmbë. Nuk e di,

por ishte një faull i pastër për penallti dhe nuk arrij ta kuptoj arsyen se si gjyqtari mund të mos e vlerësonte si një penallti atë episod. Akoma më i habitur jam për arsyen pse VAR-I nuk e thirri arbitrin që të rishikonte momentin, duke qenë se ata i kanë pasur pamjet e qarta dhe ishte një dënim i madh që na u bë. Por fatmirësis­ht Gati në fund arriti që të shmangë një padrejtësi shumë të

madhe që na u bë dhe tani duam që të shkojmë në Sevilje të provojmë të marrim finalen. Sigurisht që atje duhet të bëjmë një ndeshje shumë herë më të mirë sesa kjo që bëmë në shtëpi, por jam i bindur se mund t’ia dalim”, u shpreh Rabio.

BONUÇI DËMTOHET – Ndërkohë, i rikthyer titullar në Europë pas shumë kohësh, duket se kapiteni Leonardo Bonuçi ka pësuar dëmtimin e radhës dhe është në dyshim për sfidën e kthimit me Seviljen. “Mendoj se jam dëmtuar sërish dhe për këtë arsye e kërkova zëvendësim­in. Kundër Seviljes e dinim se nuk do të ishte e lehtë, por më shumë sesa rivali ishim ne që ia vështirësu­am gjërat vetes. Gjithsesi, jemi të bindur se mund të bëjmë shumë gjëra pozitive në kthim dhe të shkojmë në finale”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania