Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6.5 - Dy ndërhyrje të jashtëzako­nshme në pjesën e parë dhe i pafajshëm në golin e En Nesirit. Konfirmohe­t garanci për Juven.

DANILO 6.5 – Vuan shumë në lojën në ajër, por kur vendos që të mbrojë me kur luhet me top në tokë, apo edhe të ndihmojë skuadrën në organizimi­n e lojës në mesfushë e sulm, ka pak si ai. Lider absolut!

BONUÇI 5 – Fajtor në golin e Seviljes, duke qenë se ishte jashtë pozicioni. Më pas një dëmtim e detyron të lërë fushën. Në të 61-ën Gati (nota 7), i cili konfirmohe­t njeriu i golave të rëndë për Juventusin, duke qenë se shmang një humbje të rëndë. Falë tij, Juvja ka 7 jetë si macet.

SANDRO 4.5 – Pa dëshirë për të luajtur, jashtë pozicioni gjithashtu në momentin e golit, duke qenë se Okampos e gjen bosh korsinë e majtë. Për më shumë, të gjitha aksionet e rrezikshme të Seviljes vijnë nga krahu i tij.

KUADRADO 6 - Alegri fokusohet shumë te loja nga krahët, por nëse Kostiç bën kilometra, nga Kuadrado pritej diçka më shumë në të dyja fazat, edhe pse në pjesën e dytë e rriti ndjeshëm ritmin.

MIRETI 5.5 – Është ende shumë i ri për të qepur hapësirat mes mesfushës dhe sulmit. Mes dy reparteve, në pjesën e parë, në shumë raste kishte edhe 30 metra hapësirë. Nuk është ende gati për të qenë titullar. Në të 46-ën

Kieza (nota 5.5), me italianin që duket se këtë herë nuk kishte benzinë në këmbët e tij, për të bërë diferencën.

LOKATELI 5 - Në vështirësi shumë të forta. Ai është ndër ata që janë pozicionua­r keq për golin e disavantaz­hit dhe shpesh nuk gjen hapësira për të luajtur topin vertikalis­ht.

RABIO 5.5 – Ai thjesht me lëvizje trupi di të krijojë hapësira për të pasuar vertikalis­ht, por Sevilja i kishte marrë mirë masat ndaj tij dhe e dublonte. I mohohet një penallti e kristaltë.

KOSTIÇ 5.5 – Ushtari model i Alegrit duket qartë se ka nisur të lërë benzina në fund. Pas një sezoni thuajse të gjithin si titullar, për serbin mbase ka ardhur ora që të rikarikojë bateritë. Në të 46ën Iling (nota 6), i cili konfirmon momentin e mirë, por ndryshe nga Atalanta këtë herë nuk sulmon as zonën dhe as nuk shënon.

DI MARIA 5 – Në asnjë moment nuk ndezi dritën në fushë. Shumë i pasaktë, pak pasime gjeniale. Në të 70-ën Pogba (nota 6.5), me francezin që ofron menjëherë atë që i mungoi Di Maria: goditje klasi dhe mbi të gjitha atë asist me kokë perfekt për golin e Gatit.

VLAHOVIÇ 4.5 – Kush mendoi se Dushan ishte kthyer, dje mori një shuplakë të fortë. Serbi u pa i pasaktë përpara porte dhe sërish shumë nervoz, duke kushtëzuar paraqitjen e tij. Në të 61ën Milik (nota 5.5), por edhe polaku nuk dha asgjë çfarë pritej, ndonëse në momentin e golit Gati i vodhi lavdinë, duke arritur më shpejt.

TRAJNERI ALEGRI 5 – Një Juventus pa ide nuk mund të tolerohet në një gjysmëfina­le të Ligës së Konferencë­s. Madje, dje edhe në rastin e zëvendësim­eve e ndihmoi fati, duke qenë se dëmtimi i Bonuçit detyroi hedhjen në fushë të Gatit që barazoi ndeshjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania