Panorama Sport (Albania)

Alegri: Sevilja vrapoi si e çmendur, për arbitrat nuk flasim

“Pogba tregoi se bën diferencën edhe në 25 minuta”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Trajneri i Juves beson te finalja: Ia arrijmë në Spanjë

Masimilian­o Ale gri mendon se Juventusi vazhdon të ketë shanse për kalimin në finalen e Ligës së Europës. Në fund rezultati 1-1 ngjan si një fitore për “zonjën e vjetër”, duke parë se goli erdhi në minutën e 97-të. “Skuadra kishte bërë mirë deri te goli i tyre. Por kur dilnim në 20 metrat e fundit gabonim shumë, madje edhe në disa situata që ishin shumë të thjeshta për t’u zgjidhur ndryshe. Te momenti i golit mbetëm shumë lart, nuk lexuam shpejt aksionin në fazën mbrojtëse dhe pësuam gol. Ekzistonte rreziku që të pësonim edhe golin e dytë, që në pjesën e parë, por fatmirësis­ht limituam dëmet dhe i dhamë vetes shansin që të merrnin këtë barazim në fund, i cili mendoj se ishte më shumë sesa i merituar, duke parë se çfarë bëmë në pjesën e dytë. Prandaj, të enjten e ardhshme shpresoj që skuadra ta nisë ndeshjen duke parë se çfarë arriti të bëjë në fraksionin e dytë të lojës dhe të shkojmë të gjithë në Sevilje për të marrë biletën për në finale. Pogba

deciziv me asist? Pol në këto momente po përmirëson gjendjen. Kur ndeshjet tona luhen në gjysmëfush­ën kundërshta­re, Pogba bëhet një lojtar fizikisht e teknikisht i jashtëzako­nshëm. Do të doja shumë që të kishte mundësinë të luante nga minuta e parë, por gjendja e tij fizike nuk ia lejon, ndonëse ndaj

Seviljes tregoi se edhe në 2025 minuta mund të bëjë diferencën”. Për sa i përket mundësisë se Sevilja e surprizoi për ritmin e ofruar, Alegri nuk habitet: “Ata janë ekspertë dhe nuk dalin kurrë nga ndeshja. Kur luajtën në Mançester nuk kanë ndryshuar ritëm në asnjë moment, edhe kur shkuan në disavan

tazh të dy golave. Fatmirësis­ht ne u treguam të aftë pas golit të tyre të ktheheshim në lojë. Por e ritheksoj, ne duhet të mësojmë të jemi më të qartë në 30 metrat e fundit të fushës, pasi aty bëhet diferencë. Shume aksione i sforcuam, ndërsa 4 lojtarët ofensivë të Seviljes vraponin si të çmendur dhe kur nuk ishim në pozicionet tona në mbrojtje i jepnim mundësinë të rrezikonin shumë. Faulli ndaj Rabio? Ne nuk diskutojmë kurrë arbitrimet. Thjesht pranojmë vendimet e tyre dhe kaq. Edhe gabimet e tyre janë pjesë e lojës, por asgjë nuk rëndon, nëse ne luajmë mirë dhe fitojmë sfidën”, përfundoi trajneri i Juves.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania