Panorama Sport (Albania)

Adani dhe Vieri: Interi meritoi 10, por një gol dhe e bën në br...

-

Daniele Adani dhe Kristian Vieri, dy ish-lojtarët e Interit, kanë analizuar gjysmëfina­len e parë të Ligës së Kampioneve me Milanin për "Bobo TV". Ish-mbrojtësi dhe sulmuesi nënvizuan superiorit­etin e Interit në raundin e parë kundër kuqezinjve, ndërsa Adani komentoi: "Ishte një ndeshje e vendosur në pjesën e parë, kur Milani sulmoi ndeshjen dhe tregoi një superiorit­et të pastër përtej parashikim­eve. Mungesa e Leaos u pagua shtrenjtë, mbi të gjitha në komentet e vështirësi­së kur mund të ngrihesh në fushë dhe 'prerë fytin' mbrojtjes kundërshta­re. Në vitin 2003 ndeshja ishte e hapur deri në sekondën e fundit, këtë herë diferenca u bë menjëherë. Fusha tregon të vërtetën dhe këtë herë tha se pavarësish­t krenarisë së pjesës së dytë të Milanit, superiorit­eti i Interit ishte me të vërtetë i pastër. Inzagi ishte spektakola­r në zgjedhjet e tij. Edhe Dumfris ishte shumë mirë, duke konsiderua­r se Teo nuk bëri praktikish­t asgjë".

VIERI - Ndërkohë që Vieri komentoi nga ana e tij: "Interi bëri një pjesë të parë për notën 10. Pastaj më pëlqyen shumë tre mesfushorë­t zikaltër, të cilët të japin gjithnjë përshtypje­n se mund të shënojnë gol. Dhe e përsëris: Interi është ky, ky që duket prej një muaji. Kështu që kritikat për Inzagin për 11 humbjet në kampionat janë të justifikua­ra. Milani ishte më mirë në pjesën e dytë, ndërsa Interi më pak, pavarësish­t se pati raste të mëdha me Xhekon dhe Galjardini­n. Pastaj hynë Brozoviç, De Vraj, Lukaku... Tani Lukaku është mirë, shihet. Por nuk ka përfunduar: nëse Milani gjen një gol, pastaj e bën në br... vuan të gjesh lojën tënde".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania