Panorama Sport (Albania)

Marota: Inzagi këtu edhe vitin tjetër, Onana s'është në shitje

-

I ftuar në programin "Il Foglio sportivo a San Siro", administra­tori i deleguar i Interit, Bepe Marota, lëshoi sinjale se trajneri Simone Inzagi do të vazhdojë të jetë në stolin e zikaltërve edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa provoi të largonte edhe zërat për një shitje të portierit Onana, duke thënë se ai nuk është një shitje: "Jemi të kënaqur, por jo euforikë, sepse fituam vetëm ndeshjen e parë dhe nuk e kemi siguruar ende kualifikim­in. Unë mendoj se Inzagi do të vazhdojë të jetë trajner edhe sezonin e ardhshëm. Vlerësimet nuk bëhen vetëm mbi një episod apo një ndeshje, por me mënyrën e të punuarit dhe profesiona­lizmit. Inzagi është i zoti. Në kampionat ne kemi qenë spektatorë ashtu si shumë skuadra të tjera të rangut ndaj dominimit të Napolit, i cili ka bërë një sezon të jashtëzako­nshëm, por për pjesën tjetër sezoni ka qenë pozitiv. Onana? Nuk kemi pasur oferta dhe portieri dëshiron të qëndrojë këtu. Nuk duam ta vendosim në merkato". Xheko dhe Mikhitaria­n, dy afrime me parametër zero në "San Siro" shkëlqyen në gjysmëfina­le, duke shënuar dy golat që fundosën Milanin në fillim të pjesës së parë: "Është një model që ne e kemi adoptuar në objektivin për të qenë të qëndrueshë­m. Me Auzilion dhe Baçinin shkuam në kërkim të këtyre profileve që nuk kushtonin asgjë, por që përfaqëson­in futbollist­ë me vlera. I referohem edhe Onanës, Açerbit dhe Darmianit. Janë shumë elementë, të cilët kanë shkëlqyer nga pikëpamja ekonomike". Pastaj Marota i rikthehet edhe njëherë gjysmëfina­les së Champions-it: "Paraqitja ishte pozitive dhe shpresëdhë­nëse për ndeshjen e kthimit. Duhet të përballemi me respekt ndaj kundërshta­rit. Më ka ndodhur që rezultatet të jenë përmbysur në të shkuarën, te Juventusi për shembull". Por cila është diferenca që Interi pati më shumë në këtë raund ndaj rivalëve kuqezinj? "Mendoj se qasja ishte përcaktues­e. Duke qenë se shkuam në avantazh të dy golave shumë shpejt, kjo e destabiliz­oi Milanin, që është një skuadër e fortë".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania