Panorama Sport (Albania)

Kalabria bën ‘mea culpa’: Të gjejmë gabimet, me Xhekon gabova se është më trupmadh

Kapiteni analizon humbjen dhe tregon recetën e kthesës

-

Njëzet e katër orë pas derbit, Davide Kalabria mundohet të analizojë gabimet dhe çfarë nuk shkoi në humbjen kundër Interit. Kapiteni i Milanit është munduar të bëjë diçka të tillë në një intervistë për “Sportmedia­set”.

Çfarë ndodhi në derbi?

Nuk është hera e parë që nuk i jemi qasur mirë kësaj ndeshjeje. Rivalët patën shumë hapësira dhe lejuam shumë zbritje të tyre. Dhe kështu inercia e lojës mbetej në duart e tyre. I ndihmuan të luajnë me më shumë besim. Sinqerisht, kjo nuk duhet të ndodhë më, ishte një ndeshje shumë e rëndësishm­e për të pasur një qasje të tillë, pasi siç thashë, ka ndodhur disa herë që sulmet e tyre të na vënë në vështirësi.

Si kapiten, për çfarë keni për ta qortuar skuadrën?

Meqenëse në ndeshjet e tjera pësuam gola menjëherë, qasja nuk ishte më e mira. Sigurisht që do ta analizojmë, nga fusha më dukej se humbëm shumë vrapime dhe humbëm shumë duele. Në një lojë të këtij niveli, me talentin që kanë, nuk është çudi që të të lëndojnë. Zikaltrit ishin cinikë dhe bënë mirë në fillim me dy goditje dhe dy gola. Në një turne si Champions-i, këto gjëra ndikojnë shumë.

A mund të na ndihmoni të imagjinojm­ë gjashtë ditët e ardhshme në Milanello? Sigurisht që duhet të mendojmë edhe për kampionati­n, duhet ta përballojm­ë në mënyrën më të mirë të mundshme, ka shumë për të luajtur dhe kemi Ligën e Kampionëve që duam të luajmë në vitin e ardhshëm. Nuk do të jenë ditë të lehta, nuk do të jemi të lumtur. Do të analizojmë se çfarë kemi bërë gabim. Fatkeqësis­ht në ndeshjet e fundit kemi pasur disa vështirësi edhe kur kemi krijuar. Duhet të kuptojmë nga vijnë këto vështirësi. Vërtetë Interi ka lojtarë të mëdhenj, por ne nuk mund t’i bëjmë më këto gabime. Duhet kujdes, si në rastin tim që nuk munda të bëj më shumë ndaj Xhekos që është më trupmadh se unë.

Sa ju mungoi Leao?

Ai është lojtari më i rëndësishë­m për ne në sulm, ai që ka krijuar më shumë për ekipin tonë deri më tani. Është si të largosh lojtarin më të mirë nga ekipet e tjera, nuk mendoj se mund të jetë një gjë e mirë. Fatkeqësis­ht edhe mungesa e Benaserit, që u lëndua në pjesën e parë, nuk është një gjë pozitive. Duhet të shikojmë faktet, duhet të përballemi me ndeshjen e kthimit, me kush do të jetë në fushë e kush jo, në mënyrën më të mirë të mundshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania