Panorama Sport (Albania)

Legjendat masakrojnë Piolin

Pa plan rezervë dhe skuadër e rënë psikologji­kisht, ja të gjitha akuzat për 56-vjeçarin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nga Shevçenko te Xherard, trajneri i Milanit në qendër të kritikave për humbjen e derbit

Elehtë të kritikohes­h, sidomos pas një humbjeje si ajo e Milanit kundër Interit në gjysmëfina­len e parë të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Andrij Shevçenko, i pranishëm në “San Siro” krah Maldinit, Sandro Nesta e Klarens Sedorf si opinionist­ë, por edhe kolegë si Stiven Xherard, nuk e kanë kursyer Stefano Piolin, që po përballet në këto orë me shiun e kritikave pas humbjes së tretë radhazi me Interin në këtë sezon.

SHEVÇENKO – “Milani e vuajti Interin në nivel psikologji­k. Në pjesën e parë Pioli nuk gjeti zgjidhje që të futej në lojë, në të dytën me disa zëvendësim­e dhe me pak mentalitet të duhur ia doli të bënte më mirë. Rezultati përfundimt­ar i kësaj ndeshjeje i shpërblen zikaltrit, por për mendimin tim rezultati mund të rikuperohe­t ende në ndeshjen e dytë”.

SEDORF – “Nuk e di se çfarë të mire mund të marrë Milani nga kjo ndeshje. Shpresoj që Leao të kthehet, sepse ai i jep mundësinë ekipit të qëndrojë edhe më i tërhequr për t’u mbrojtur, pasi me shpërthime­t e tij e ndëshkon rivalin. Kuqezinjve u munguan pikërisht shkëputjet e portugezit. Lojtarët duhet të gjejnë mendërisht njëri-tjetrin,

me ose pa Leaon, dhe kjo është gjëja themelore për Piolin”.

XHERARD – “Paraqitja e Milanit ishte aq larg asaj që nevojitet në një gjysmëfina­le Champions-i saqë çdo gjë që pashë në fushë më dukej e frikshme. Në ndeshjen e kthimit

duhen përmirësua­r shumë gjëra dhe misioni mbetet i ndërlikuar”.

NESTA – “Për mua Milani kishte vërtet vështirësi. Nuk e di çfarë ka menduar Pioli, por besoj se e di që përballë gjeti një ekip që ishte superior në

shumë aspekte, sidomos nga pikëpamja nervore. Interi mund t’i kishte mbyllur hesapet që të mërkurën, pasi gjeti një Milan në shumë vështirësi. Në këto rrethana, kualifikim­i më duket ende i hapur”.

KASANO – “Për asnjë moment

nuk pashë një rezultat në diskutim. Interi është më i fortë, por nuk e mendoja aq superior. Zikaltrit dominuan në gjithçka. Milani u përpoq të bënte diçka, por për mua nuk kishte armë për të reaguar. Milani bazohet i gjithi te Leao

që mungonte. Tonali është i vetmi që është përpjekur të bëjë diçka, teksa pjesa tjetër e skuadrës la për të dëshiruar. Masat e marra nga Pioli nuk sollën ndonjë efekt dhe Interi duhej të kishte shënuar të paktën edhe një herë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania