Panorama Sport (Albania)

Ledio Beqja: Tri pikë në Shkodër do të ishin si bonus për Europën

TEUTA/ Mesfushori: I kemi shanset të parakalojm­ë Vllazninë dhe Laçin

- ZAMIR QYPI

Ledio Beqja është një nga liderët e repartit të mesfushës te Teuta e këtij sezoni. Lojtari durrsak është kthyer në një prej titullarëv­e të padiskutue­shëm të skuadrës dhe në këtë fundsezoni shpreson që të arrijnë objektivin e vendosur nga klubi përmes kampionati­t. Fakti që finalja e Kupës do të jetë Tirana-egnatia, dy skuadra që pozicionoh­en në treshen e parë, kjo bën që të lirohet një pozicion në kampionat. Pra, vendi i katërt të jetë pjesë e Ligës së Konferencë­s. Kësisoj, ndeshja e së mërkurës në Shkodër, Vllazniate­uta, bëhet vendimtare dhe në një intervistë për “Panorama Sport”, 21-vjeçari flet për rëndësinë e këtij takimi, duke besuar te fitorja në “Loro Boriçi”. Ledio, pas eliminimit në Kupë, ju pret një ndeshje delikate ndaj Vllaznisë në Shkodër. Çfarë prisni nga ndeshja e së mërkurës? Luajmë përballë një kundërshta­ri shumë të fortë, që pavarësish­t situatave, besoj se është një nga ekipet me të mira të kampionati­t. Rëndësia e kësaj ndeshjeje dihet, por ne do të futemi në fushë me besimin maksimal që të marrim një rezultat pozitiv. Nuk futemi në fushë me mendimin që të shmangim humbjen, por të fitojmë ndeshjen për t’u ngjitur në tabelë. Ky kampionat ka treguar që nuk ka diferenca, prandaj kush përqendroh­et dhe jep më të mirën, mund çdo skuadër.

Sa shanse keni për të kapur vendin e katërt, që është një pozicion, i cili mund të japë Europën përmes kampionati­t?

Fitorja me Tiranën në kampionat na shtoi besimin dhe tashmë vazhdimësi­a është e rëndësishm­e, pasi mbeten vetëm katër ndeshje. Nëse marrim tri pikë në Shkodër, do të ishte një bonus i madh.

Duket se keni gjetur një stabilitet

mes reparteve si skuadër. Si e keni parë lojën në ndeshjet e fundit?

Mendoj se skuadra po bën mirë në të dyja fazat e lojës. Duke qenë të bashkuar, shanset i kemi më të mëdha për një mbyllje pozitive. Besojmë shumë që do të arrijmë objektivin e klubit.

A mund të themi që sezoni i Teutës varet nga ndeshja në Shkodër?

Duhet ta kuptojmë që është një ndeshje e fortë dhe të gjithë çunat janë të ndërgjegjs­hëm për këtë. Duhet të jemi 100% të përqendrua­r për të marrë atë që kërkojmë. Besoj se të gjithë që

janë në skuadër do të japin maksimumin e tyre.

Çfarë ju bind më tepër te kjo Teutë për të kapur Europën në fund?

Ne jemi një ekip që kemi ecur përpara si grup dhe do të vazhdojmë si të tillë. Nuk kemi një lojtar që na bën ta humbasim apo ta fitojmë ndeshjen. Kemi kualitete dhe harmonia në skuadër do të na çojë drejt suksesit. Vlerat tona i dimë dhe shpresoj që t’i tregojmë në fushë. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të fitojmë sa më shumë prej tyre. Llogaritë në fund të sezonit do të na tregojnë se çfarë kemi arritur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania