Panorama Sport (Albania)

Problemet me golin, sezoni më i errët për sulmin e Kukësit

Nga Pejiç te Cikalleshi dhe Guri, krizë për bomberë

- VLADIMIR MEMA

Përpos rezultatev­e që Kukësi nuk i ka pasur në favor, këtë sezon ka dalë në pah një problem i theksuar me golin. Në një situatë të tillë, përgjegjës­ia kryesore bie mbi sulmuesit, pasi në fund janë ata që finalizojn­ë aksionin, edhe pse mungesa e golit tregon mosfunksio­nimin e skuadrës në tërësi. Te Kukësi e kanë vuajtur shumë këtë aspekt gjatë këtij kampionati, pasi kur jemi thuajse në fund të sezonit, te verilindor­ët ka munguar “bomberi”. Në total në 32 takime të luajtura deri më tani, Kukësi ka shënuar 26 gola, me një mesatare më pak se një gol për ndeshje. E thënë më thjeshtë, më shumë shënonte ish-sulmuesi kroat, Pero Pejiç, dikur i vetëm, sesa e gjithë skuadra sot.

VËZHGIMI - “Panorama Sport” i ka bërë një vëzhgim të hollësishë­m situatës që blutë kanë pasur me “bomberët” gjatë këtyre 11 sezoneve që militojnë në Superiore dhe bien në sy diferencat e mëdha të sulmuesve aktualë me ata që dikur e dërgonin Kukësin drejt titullit kampion apo pjesëmarrj­es në Europë. Këtë kampionat, pasi janë luajtur 32 javë, lojtarët që kanë shënuar më shumë gola janë, Gjelbrim Taipi dhe Edi Basha, të cilët kanë tundur vetëm katër herë rrjetat kundërshta­re. “Ngushëlloh­en” vetëm me sezonin 2015-2016, ku Izair Emini ishte golashënue­si më i mirë i Kukësit me 8 gola pas 13 takimeve të luajtura. Në nëntë sezonet e tjera, golashënue­si i skuadrës ka qenë dyshifror, duke rezultuar një ndihmë e madhe për ekipin në arritjen e rezultatit dhe objektivav­e. Sigurisht, askush nuk mund të krahasohet me Pero Pejiçin, i cili i vetëm shënonte sa një skuadër e tërë. Në sezonin 2014-2015 e mbyllte edicionin me 31 rrjeta të realizuara në 35 takime, ndërsa në po kaq ndeshje shënonte 28 herë në sezonin 2016-2017. Sakaq, golashënue­si i parë i erës “Superiore” për Kukësin ka qenë serbi Lazar Popoviç me 16 gola në 23 ndeshje përgjatë sezonit 20122013 dhe Sokol Cikalleshi me një rrjetë më shumë sezonin pasardhës. Shifrën e mbi 20 golave, përpos Pejiçit e arritën edhe Sidrit Guri (20) dhe Vasil Shkurtaj (22). Në listën e goleadorëv­e të një sezoni bëjnë pjesë edhe Rexhinaldo (13) apo Agim Ibraimi dhe Patrik Eze me nga 15 gola. Vitin e kaluar ishte kroati Edi Basha ai që mbajti peshën e sulmit, duke shënuar në total 10 rrjeta për Kukësin.

 ?? ?? Kur Pero Pejiç dhe Rraman Hallaçi bënin histori te Kukësi
Kur Pero Pejiç dhe Rraman Hallaçi bënin histori te Kukësi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania