Panorama Sport (Albania)

Nga pezullimi te mbijetesa, Sula: Lushnjën e ka kapluar ankthi

Sekretari i klubit: U dënova për ofendim, por pres që të mirëkuptoj­në

-

Lushnja po përgatitet për Skënderbeu­n, por në sfond ka ndeshjen shtesë. Kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga kampionati i rregullt, shanset për shpëtim janë minimale. Edhe sikur t’i mundin të enjten kryesuesit, nuk e kanë më vetë në dorë mbijetesën. Për të mos i lënë gjë rastësisë dhe kombinimev­e që mund të sjellë ndeshja Besa-burreli, vëmendja është zhvendosur pikërisht te “play out”-i. Dashur pa dashur verdhejesh­ilët i kanë përfshirë “ethet” e rënies dhe kjo kuptohet edhe nga deklarata që jep për “Panorama Sport” Marius Sula. Sekretari i klubit qartëson se angazhimi i drejtuesve është maksimal gjatë këtyre ditëve, pasi nuk duan që skuadrës t’i mungojë gjë. “Kemi një ndeshje të rëndësishm­e me Skënderbeu­n, që do ta luajmë për ta fituar. Pastaj mund të flasim për ‘play out’-in. Jemi të angazhuar që në këto ditë të rëndësishm­e mos të mungojë asgjë për skuadrën. Të gjithë janë të përqendrua­r në stërvitje dhe jemi të kënaqur për këtë”, tha fillimisht zyrtari i lushnjarëv­e. Nuk kishte si të mos fliste edhe për dënimin që mori nga Komisioni i Disiplinës. Është pezulluar me 8 javë për ofendim dhe ka vendosur që të mos e ankimojë. Për të ka më shumë rëndësi në këto çaste që skuadra të mbijetojë dhe shmangë gjithë stresin që po përjeton. “Çfarë ndodhi? Jam dënuar për ofendim. Janë 8 javë, por gjithsesi e dinë strukturat kompetente. Nuk do ta apeloj vendimin. Dua që të mirëkuptoj­më për vetë situatën që jemi. Është një gjendje plot ankth kjo që na ka pushtuar dhe gjithkujt mund t’i ndodhin këto. Nuk është problem për mua se jam pezulluar. Kryesorja është të shpëtojë Lushnja. Kjo mjafton, që të mbetemi në Kategorinë e Parë”, përfundoi Sula. ALBAN ALUSHI

 ?? ?? Sekretari Marius Sula me zv.trajnerin Hasalla dhe portierin Spaho
Sekretari Marius Sula me zv.trajnerin Hasalla dhe portierin Spaho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania